Artan Santo u vra më 26 qershor 2014 pak metra larg bankës ku ai ishte pronar. Kjo cilësohet si një nga vrasjet më të rënda që ka ndodhur në këto 30 vjet. Por edhe pse ka kaluar 6 vjet policia dhe prokuroria nuk kanë zbuluar vrasësit. Po përse ka ndodhur kjo? Përgjigjen jepe ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka në emsionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, në grupin mediatik “FJALA”.
-A u zbulua Artan Santo që u vra në mes të Tiranës ? Me 100 kamera ku e panë të gjithë motorin me njerëz.
-Pse nuk e zbulojnë?
-Se nuk ka vullnet politik. Sepse ka polici të inkriminuar, kupolë policie të inkriminuar. Kupola është e inkriminuar. U vra këtu 200 metra larg nesh, dhe policia nuk mundi të bllokojë daljen e Tiranës duke e parë se nga iku motori? Pse ku jetojmë ne, në hënë?
-Vrasjet nuk i zbulon ministri, i zbulon policia.
-Titullarët i japin urdhërat. /Fjala.al/Ke.Ba
https://www.youtube.com/watch?v=Yk_1rK8dGC0