I infektuar me COVID-19/Reagon Budina: Do e padis, nuk e kam parë përgjigjen e testit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas lajmit se regjisori Robert Budina dhe i vëllai Edmond Budina kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus, ka reaguar regjisori. Ky i fundit u shpreh se do të kallëzojë penalisht kryeministrin Edi Rama, ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe të gjithë ata që i bënë testin.

Budina tha se nëse është e vërtetë që ai ka dalë pozitiv me Covid-19, kryeministri nuk duhej të publikonte emrin e tij.

Regjisori shtoi me tej se kjo që ndodhi është e orkestruar politikisht dhe se atë e kanë njoftuar vetëm në telefon.
Fjala e plotë

Ne kemi në dorë të jemi qytetarë të përgjegjshëm dhe ti shërbejmë vendit. Ata e bëjmë që të  trembin njerëzit që të mos dalin në protesta. Por unë iu them njerëzve të mos kenë frikë. Të mos merren me gënjeshtrat e kësaj qeverie. Me ç’të drejtë ai kryeministër edhe sikur të jetë e vërtetë nxjerr emrin tim? Më duket e padrejtë dhe është e orkestruar politikisht. Jam shumë i trishtuar që demokracia e vendit tim vuan kaq shumë. Unë kryeministrin do ta ndjek penalisht, jo vetëm kryeministrin zonjën që më bëri testin, ministren e Shëndetësisë. Duhet të japin llogari se jam i bindur që kam gënjyer. Nuk mund ta nxjerrë kryeministri përpara se unë të marr përgjigjen. Ky kryeministër nuk po pyet as për shëndetin e njerëzve. Mënyra se si ishte kërkuar të bëhej testi jonë është qartësisht e orientuar politikisht situata. Është një shkelje e të drejtave të mia, por mbi të gjitha edhe demokracisë. Unë them që njerëzit duhet të jenë më të shqetësuar nga situata politike. Nga një kryeministër që tha se do të jepte pagën e luftës. Kjo është e keqja më e madhe më shumë se korona. Mjafton që njerëzit të kujdesen për veten e tyre. Duhet të bëjnë kujdes pa diskutim. Në sheshe të hapura nuk është ky rreziku. Unë nuk e kam parë përgjigjen e testit. Me telefon më lajmëruan.Nuk më kanë çuar asnjë dokument, asnjë shkresë. Ndaj them se është e orkestruar. Jam shumë i trishtuar. Do ti drejtohem rrugëve private, do të ndjek të gjithë hapësirën ligjore për të kallëzuar kryeministrin, ministren e shëndetësisë dhe të gjithë njerëzit që kanë bërë këtë. Edhe nëse është e vërtetë ata nuk kanë të drejtë të më shkelin të drejtat. Unë jam vetë-karantinuar, duhet të tregohemi që të jemi të përgjegjshëm”.

Lexo edhe :  Akuzat e Ramës/ Berisha reagon nga Gjermania: PS alternativa e sharjes, PD e ndryshimit

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Tjetër lëkundje e fortë sizmike në Greqi, njerëzit në rrugë

Vijon të jetë tepër problematike situata në orët e fundit në Greqi, ku një seri lëkundjesh sizmike ka përfshirë...

CNN: Lëvizja studentore që po shkund themelet e pushtetit të Vuçiçit

Ditën e parë të nëntorit, Aleksandar Matkoviç ishte vonë për të kapur trenin. Udhëtimin e kishte nga Novi Sadi, në veri të Serbisë, për...

Rama: “Një buf stërplak e ka kthyer opozitën në një kor zhabash”

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën ‘Sy m’sy’ i është përgjigjur një komentuesje, e cila jeton jashtë vendit dhe e kritikon për qëndrimet e tij...

Babai i Elon Musk me plane të mëdha, futet në botën e kriptovalutave

Errol Musk, babai i Elon Musk, mbështet një “mimcoin” të ri me emrin MuskIt. Qëllimi i tij është të grumbullojë midis 150 milionë dhe...

Rama mbledh drejtuesit politikë të PS në selinë rozë! Ja fokusi i takimit

Kryeministri Edi Rama mbledh ditën e sotme drejtuesit politikë të PS në selinë rozë.

Lajme të tjera

Web TV