Ka ardhur dhe reagimi i parë nga Presidenti i Republikës pas publikimit të opinionit të Komisionit të Venecias lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese, e cila i dha të drejtë kreu të shtetit.
Në një reagim në Facebook, Meta shkruan shkurtimisht se “KAUZA E 2 MARSIT FITOI! KUSHTETUTA E PARA! ??”.
Më 2 mars kreu i shtetit mblodhi mijëra vetë në bulavrdin “Dëshmorët e Kombit” nën moton “Besëlidhja kundër grushtit të shtetit”.
Sipas draftit të Komisionit të Venecias, Meta nuk ka kryer asnjë shkelje në emërimet për Gjykatën Kushtetuese teksa veprimet e tij janë të justifikuara dhe të arsyeshme.
/En.Br./Fjala.al
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/3096956100350642/?type=3&theater