Pak ditë më parë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka njoftoi se tani ishte koha që të kujdeseshin për fëmijët e efektivëve të Forcave të Armatosura, të cilët gjatë pandemisë kanë qenë mjaft të angazhuar.
Ndërkohë sot ministrja ka njoftuar për aktivitetet që kanë mbajtur këta fëmijë, të cilët kanë garuar me njëri-tjetrin në 10 disiplina të ndryshme, nën mbikëqyrjen e trajnerëve tanë dhe Federatës së Atletikës, organizuar në ambientet e Policisë Ushtarake.
Postimi i plotë
“Sa bukur fëmijët e ushtarakëve tanë! U kënaqën duke garuar me njëri-tjetrin në 10 disiplina të ndryshme, nën mbikëqyrjen e trajnerëve tanë dhe Federatës së Atletikës, organizuar në ambientet e Policisë Ushtarake. Treguan aftësitë e tyre më të mira të fituara në kurset sportive për fëmijët në Forcat e Armatosura.
FA një familje e madhe!”
Bo.Ba