Mbi 2.5 milionë persona janë infektuar me koronavirus në Evropë, gjysma e tyre është regjistruar në Britaninë e Madhe, Itali, Spanjë dhe Rusi.
Sipas të dhënave zyrtare, Evropa vijon të mbetet kontinenti më i prekur nga pandemia e Covid-19, duke regjistruar 2.500.091 infektime dhe 192.158 viktima.
Në të gjithë botën janë regjistruar në total mbi 8 milionë të infektuar nga Covid-19 dhe mbi 400 mijë persona kanë humbur jetën prej tij.
Gjithsesi shifrat zyrtare nuk reflektojnë numrin real e të infektuarve pasi një pjesë e tyre janë asimptomatikë dhe shumë shtete në botë janë duke testuar vetëm rastet që shfaqin simptoma të Covid-19./RE.Gu/Fjala.al