PD: Është dënuar nga Greqia, kryebashkiaku i Mallakastrës: Jam i pastër!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike, se ka qenë i dënuar në shtetin grek në vitin 1999.

Duke iu referuar shkresës që selia blu ka dërguar në prokurori për verifikimin e figurës së tij, Ismailaj ka theksuar se nuk ka qenë i ndaluar nga policia greke, dhe se ai është i hapur për çfarëdolloj verifikimi.

Nuk kam asnjë lloj dijenie. Jam i hapur për çdo lloj verifikimi të mundshëm. Unë punoj si kryetar, kam dorëzuar formularin e dekriminializimit. Nuk jam ndaluar nga policia greke, në asnjë rast”, deklaroi Ismailaj.

Dy javë më parë Ismailaj ka vizituar shtetin grek. I pyetur nga gazetarët nëse vizita e tij ka lidhje me këtë akuzë, ai tha se ka qenë tek motra për sebepe familjare.

Unë kam motrën në Greqi, ka pasur sebepet e veta familjare, ky është shkaku”, u shpreh Ismailaj.

Ismailaj foli për mediat, teksa doli nga familja e 51-vjeçares Drita Saliaj, e cila u vra nga nipi i burrit dhe dy shokët e tij, teksa është njoftuar se PD e ka denoncuar si person të dënuar në shtetin grek. Ai tha se është i hapur për çdo verifikim./Fjala.al/

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV