Pesë lojtarë të ekipit serb, Crvena Zvezda kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, duke shfaqur probleme për ekipin e drejtuar nga Dejan Stankovic.
Crvena Zvezd u shpall kampion i Serbisë gjatë pandemisë së koronavirusit dhe në 10 qershor, derbin me Partizanin e zhvilloi me mbi 25 mijë tifozë në stadium.
Në Serbi, eventet sportive me tifozë u lejuan duke nisur nga 1 qershori, por me kushtin që tifozët të qëndronin 1 metër larg njëri-tjetrit. Në këtë derbi, rregulli i 1 metrit nuk u respektua./En.Br./Fjala.al