“Ishte për gjakmarrje, jo për politikë”, Halit Valteri rrëfen atentatin e Beqir Valterit sipas versionit të tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU për grupin mediatiK “FJALA” , Halit Valteri jep një version ndryshe nga Eqrem bej Vlora  për ngjarjen. Ai thotë se e gjitha ka qenë për gjakmarrje, jo për politikë. Sipas Valterit Lal Krosi kishte vrarë xhaxhanë e Beqirit dhe fisi u mblodh për të vendosur për tu gjakmarrë.  U caktua Beqiri dhe për të mos u marrë me Lal Krosin, vendosën të qëllohej dhe vritej Ahmet Zogu.

Xhemal Valteri, xhaxhai i Beqirit, ka qenë nën prefekt i Dibrës. Dhe siç ndodhnin në ato vite prapaskenat politike Lal Krosi daja i Ahmet Zogut ose kafexhiu i Zogut urdhëron njerëz për të vrarë Xhemal Valterin. Dhe ashtu ndodh. Pasi ndodh kjo fisi im mblidhet dhe duhej marrë gjaku. Të parët tanë, babai i Beqirit, Haliti, Hidri, Seiti vendosin dhe thonë që ne nuk marrim hak në kafexhi dhe nuk marrim hak në yzmeqar. Nga ai kuvend burrash dalin në konkluzionin që detyra do t’i ngarkohet Beqir Valterit për të vrarë Zogollin. Duke e lidhur dhe me situatat që ne kishim me Pashën, babain e Zogut sepse ne kemi pasur një lidhje miqësie të jashtëzakonshme me familjen e Zogut. Jemi e vetmja kullë në Mat ku Pasha kishte odën e tij. Shumë dokumenta dhe shumë shkrime të njerëzve e pozicionojnë këtë vrasje si një vrasje politike dhe e nisur nga lëvizja e Avi Rustemit dhe shokëve të tjerë. Valteri nuk shquhet si shtëpi e pabesë ose shtëpi që shtin pushkë kot. Ne kemi pasur shumë episode të tilla siç ka qenë dhe vetë koha dhe në asnjë nga këto episode nuk ka ndodhur që kemi marrë gjak. Problemi i kësaj historie siç është bërë 45 vitet e regjimit komunist i bëri t’i shkruante sipas oreksit.

Lexo edhe :  Megaoperacioni Itali-SPAK, në kërkim vëllai i truprojës së Sali Berishës!

-Ju jeni duke thënë se Beqir Valteri qëlloi mbi Ahmet Zogun si hakmarrje për xhaxhain e tij?

-Po. Nëse Beqir Valteri do ishte pjesë e lëvizjes së Avni Rustemit, do kishte dhe Beqiri emër shkolle. Sipas një historie të treguar nga Hidër Valteri thuhet se janë takuar tre ditë para se të ndodhte atentati te kafe Kursal në Tiranë, Beqiri dhe Hidër Valteri. Nëse nuk do ishte për gjakmarrje dhe të ishte politike, a do ta falte Ahmet Zogu Beqir Valterin që ditën e dytë? /Fjala.al/Ke.Ba

https://www.youtube.com/watch?v=4oc3nwSrZcE

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV