Pretendoi se shëronte koronavirusin duke u puthur duart të infektuarve, vdes nga Covid ‘magjistari’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një person i vetëquajtur ‘Baba’ pretendoi se mund të kuronte COVID-19 duke u puthur duart e njerëzve që ishin të infektuar. Ai kontraktoi virusin gjatë këtij procesi dhe filloi të shfaqte simptoma derisa ndërroi jetë. Kjo nuk është gjëja më e rënd, pasi ai infektoi edhe njerëz të tjerë, duke përfshirë anëtarët e familjes së tij, si dhe dhjetëra njerëz të tjerë.

“Baba” ose një njeri i vetëquajtur i shenjtë ishte një shërues i magjisë së zezë nga rrethi Ratlam në shtetin qendror indian të Madhya Pradesh. Ai u tha njerëzve se mund t’i shëronte duke i puthur duart, që është pikërisht lloji i sjelljes së marrëzisë që mund të rrisë rrezikun e transmetimit të COVID-19.

“Ai u testua për koronavirus pasi filloi të kishte simptoma të rënda dhe vdiq menjëherë,” tha Magjistri i Rrethit të Ratlam, Ruchika Chauhan në një intervistë me Vice.

“Nga gjurmimi i kontaktit që kemi bërë deri më tani, shtatë anëtarët e familjes së tij dhe trembëdhjetë persona që kanë pasur kontakt me të kanë rezultuar pozitiv. Ne jemi duke hetuar transmetimin dhe po mundohemi ta përmbajmë atë. “

“Baba” mund të ketë qenë në kontakt me mbi 20 njerëz, shefi i policisë Gaurav Tiwari i tha The Print që 50 njerëz u gjurmuan pas vdekjes së tij. 150 të tjerë nga rajoni i Nayapura u vendosën në karantinë pas vizitës te shëruesi.”/Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

BBC: Europa jugore në zjarr, Patra rrezikon të shkrumbohet

Një qytet i madh në perëndim të Greqisë, Patra, është nën kërcënimin e zjarreve të shpejta, ndërsa nxehtësia ekstreme...

Pse këtë vit kemi zjarre më shkatërruese?

Nga Mero Baze Disa vatra zjarri këtë vit janë kthyer në katastrofa rajonale. Dy javë më parë, një zjarr i nisur në Rrëzomët e Delvinës,...

Dëme të mëdha nga zjarret, 133 krerë bagëti dhe mbi 600 zgjoje bletësh të djegura në jug

Zjarret e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në sektorin e blegtorisë dhe bletarisë në Shqipëri. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes...

Përfundon Lufta e Dytë Botërore në Azi dhe lind dita enjohur si “V-J Day”

(Victory over Japan Day): Skena para dorëzimit Në verën e vitit 1945, Japonia ishte e rrënuar nga lufta pas katër vitesh luftimesh intensive në Paqësor. Më 6...

Norvegjia fajëson hakerët rusë për sabotimin e digës

Hakerët rusë morën përkohësisht kontrollin e një dige në Norvegji më herët këtë vit, tha të mërkurën shefja e agjencisë së kundërzbulimit të këtij...

Lajme të tjera

Web TV