Një moment tensioni është vënë re sot në Kuvend, mes deputetëve të opozitës parlamentare. Ralf Gjoni është parë të ketë një debat verbal me Halit Valterin.
Ky i fundit duket se nuk e ka kaluar thjeshtë sherrin me kolegun e tij, Ralf Gjonit që ndodhi në sallën e Kuvendit. Pasi përfundoi fjalën e tij në foltore, Haliti kishte edhe një kërkesë për ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Me ironi ai kërkoi që të gjithë deputetëve t’u matej inteligjenca në hyrje të sallës, ashtu siç edhe u testohej temperatura.
“Kam një kërkesë për ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Vendosët matjen e temperaturës në sallë, por bëni edhe testin e inteligjencës se ka idiotë në këtë Kuvend që nuk dinë çfarë flasin”, tha ai./Bl.Ba/Fjala.al