Qytetarët kosovarë që shkojnë në Zvicër duhet të vetizolohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga data 6 korrik, qytetarët e 29 vendeve që shkojnë në Zvicër, do të duhet të lajmërohen tek autoritetet dhe të vetizolohen, si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Lista e vendeve me rrezik të lartë infeksioni përfshin edhe Kosovën.

Një njoftimin e Qeverisë zvicerane, të publikuar të enjten, thuhet se “vizitorët që kanë kaluar kohë në vendet e emëruara gjatë 14 ditëve të mëparshme, duhet t’i njoftojnë autoritetet zvicerane menjëherë pas mbërritjes dhe më pas të futen në karantinë për 10 ditë”, raporton rel.

Lista e vendeve të prekura përfshin gjithashtu Serbinë, Suedinë, Shtetet e Bashkuara, Brazilin e të tjera.

Lista do të rishikohet vazhdimisht, tha Qeveria zvicerane.

Në Zvicër, numri i të infektuarve me koronavirus ka filluar të rritet në javët e fundit, por kufijtë e saj me Italinë, Austrinë, Gjermaninë dhe Francën mbeten të hapur.

Zvicra ka konfirmuar afro 32,000 raste me koronavirus dhe 1,686 viktima.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Inteligjenca artificiale mund t’i identifikojë gratë që rrezikohen nga kanceri në gji

Inteligjenca artificiale mund t’i identifikojë gratë që janë të rrezikuara nga kanceri në gji, disa vjet para se të...

109 mijë spanjollë në Shqipëri! Shifrat e turizmit gjatë 2024,pritet të ketë rritje

Gjatë 2024 mes turistëve të shumtë nga e gjithë bota, vendin ynë u përzgjodh për të kaluar disa ditë pushimi nga 109 mijë turistë...

Emërtimi i rrugëve në Tetovë përplas qeverinë me autoritetet lokale

Emërtimi dhe ndryshimi i emrave të disa rrugëve në Komunën e Tetovës, ka hapur një debat të gjerë mes pushtetit qendror dhe atij lokal...

“Nuk ia kuptova hidhësinë…” Rrëfehet Flutura Açka: Noka, një xhentëlmen, miku im Bardhi?

Në një intervistë me gazetaren Bruna Çifligu, deputetja demokrate Flutura Açka ka bërë një përmbledhje të jetës së saj parlamentare në këto 4 vite...

Microsoft kërkon të blejë TikTok?/ Deklarata e Trump parashtron hipotezën e mundshme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë me dije se kompania Microsoft është në bisedime për të blerë aplikacionin TikTok. Kompania Microsoft ka refuzuar...

Lajme të tjera

Web TV