Femrat apo meshkujt më të paguarit në Shqipëri? Ja profesionet me më shumë të ardhura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meshkujt në Shqipëri vijojnë të paguhen më shumë se sa femrat për të njëjtin pozicion pune, fenomen që ndër vite nuk ka ndryshuar.

Sipas publikimit të INSTAT, “Burrat dhe gratë në Shqipëri 2020”, rezulton se paga mesatare mujore bruto për një burrë të punësuar për vitin 2019 është 54.940 lekë, ndërsa për gratë është 49.411 lekë, apo 5529 lekë më pak.  Hendeku i pagesës midis gjinive vihet re në të gjitha llojet e aktiviteteve ekonomike, ku aktivitetet financiare dhe të sigurimit rezultojnë më të mirëpaguarat, pagë e cila për meshkujt arrin në  afro 118.6 mijë lekë ndërsa për femrat në 100.7 mijë lekë apo 17.8 mijë lekë diferencë.

Informacioni dhe komunikacioni është sektori i dytë më i mirëpaguar ku paga mesatare bruto për meshkujt arrin në afro 85.5 mijë lekë ndërsa për femrat 73.2 mijë lekë, me një hendek prej 11.2 mijë lekësh.

Në vendin e tretë për nga pagat më të larta renditet administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale, ku gjinia mashkullore paguhet 68.4 mijë lekë në muaj dhe ajo femërore 59.081. Më pas renditen aktivitetet te pasurive të paluajtshme; Aktivitete shkencore, profesionale dhe teknike; aktivitet të shërbimeve administrave dhe mbështetëse me paga rreth 61.1 mijë lekë në muaj për meshkujt dhe 57 mijë lekë për femrat.

Ndër të gjithë aktivitetet pagat më të ulëta janë në bujqësi, peshkim; Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave; transport dhe magazinimi; aktivitete e akomodimit dhe shërbimit ushqimor si dhe industria nxjerrëse. /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

Arbana Osmani e bëri të famshëm dhe regjisor? Ja si i përgjigjet kritikave Edi!

Eduart Grishaj ka folur si rrallëherë për jetën e tij që nga fëmijëria e bukur dhe e vështirë, tek...

Mbyllet protesta e Berishës/Avokati: Ishte mbyllja e turpit për të, e braktisën të gjithë

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në Abc News, komentoi protestën e Partisë Demokratike, e cila ishte e vakët dhe me pjesëmarrje të ulët. Ai theksoi...

“Mbi 200 punonjës”, ja njerëzit që Trump ka shkarkuar që nga marrja e detyrës

Presidenti Donald Trump mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë teksa ka hequr tashmë më shumë se 200 punonjës. Një sasi e caktuar qarkullimi është tipike...

Çfarë i ndodh organizmit nëse hani djathë në mëngjes

Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e shndërron edhe sallatën apo vaktin më të mërzitshëm në një gosti...

“Berisha foli si në mbledhje kryesie”, gazetari: PD është më e përçarë se kurrë

Gazetari Martin Leka, i ftuar në ABC News tha se fjalimi i Berishës në protestë ishte i vakët, pa temp dhe pa ritëm. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV