Sot luhen dy të parat e Superiores/ Nesër, sytë tek super-përballja Tirana-Kukësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit rikthehet sonte me dy ndeshjet e para të javës së saj të 32-të, të cilat luhen të dyja në të njëjtin ora, duke nisur nga ora 17:45. Në Gjirokastër, Luftëtari që ka rënë më herët edhe matematikisht nga niveli më i lartë i futbollit shqiptar, pret Vllazninë, me shkodranët që duken gjithnjë e më të destinuar të shkojnë në “play-off”-in e mbijetesës me më të mirën e vendeve të dyta të Kategorisë së Parë.

Me vendasit në teori të pamotivuar dhe me Bylisin që përballet të hënën me kampionen në fuqi, Partizanin, që synon Evropën, Vllaznia do të synojë të marrë 3 pikët e plota në Gjirokastër, për t’iu afruar ballshiotëve dhe për të rihapur me ta betejën për vendin e 8-të. Në takimin tjetër të mbrëmjes, Laçi pret në fushën e vet Flamurtarin gjithashtu të rënë edhe matematikisht nga Superiorja, duke synuar të mos bëjë hap fals në shtëpi dhe duke kërkuar të mbetet në luftën për vendin e 3-të.

Një vend i 3-të që mbahet nga Teuta, e cila përballet të hënën në mbrëmje në Durrës, në takimin që nis në ora 20:45, me Skënderbeun, i cili gjithashtu e synon Evropën, duke shpresuar tek fitimi i Kupës nga njëra prej 3 skuadrave që mbajnë kreun e renditjes, por edhe tek një vendim pozitiv i Gjykatës Federale në Zvicër, sa i përket apelimit të dënimit 10-vjeçar të UEFA-s. Një duel interesant është ai që do të luhet të hënën në Ballsh, midis Bylisit dhe Partizanit, dy skuadrave që e synojnë Evropën në rrugë të ndryshme.

Ballshiotët e fituan 2-1 atë takim të shumëpërfolur të parë të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë me Tiranën, ndërsa të kuqtë kryeqytetas janë në një betejë 3-she me Laçin dhe Skënderbeun, duke shpresuar tek fitimi i Kupës nga njëra prej 3 skuadrave që mbajnë kreun e renditjes. Natyrisht, takimi më i spikatur i javës është ai që do të luhet të hënën në kryeqytet, duke nisur nga ora 17:45, midis Tiranës dhe Kukësit, një përballje kjo që mund të vendosë shumëçka, sa u përket fateve të sezonit.

Lexo edhe :  Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Teksa kanë mbetur edhe 5 javë për t’u luajtur, pra, janë edhe 15 pikë në lojë, bardheblutë kryesojnë të shkëputur 9 pikë nga verilindorët dhe një fitore të hënën në përballjen midis tyre, do ta çonte skuadrën kryeqytetase edhe matematikisht tek titulli “kampion”. Nga ana tjetër, një fitore e Kukësit do ta rihapte betejën për titull, ndërsa barazimi do t’i shkonte sidoqoftë për shtat Tiranës, që do të kishte luksin e administrimit të një epërsie prej 9 pikësh në krye, kur mbeten pastaj edhe 12 pikë në lojë.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Tani Google Photos do t’iu tregojë nëse një foto është krijuar nga AI apo jo

Google Photos së shpejti mund ta bëjë më të lehtë për të parë nëse një foto ose video është...

Ekspertët në alarm: Gjenerata Z është e fiksuar pas nxirjes

Nxirja e lëkurës është rikthyer dhe ndoshta në nivelet më të larta se kurrë. Sipas një sondazhi të fundit nga Akademia Amerikane e Dermatologjisë...

Djali dhe vëllai përballë protestuesve/ “Isha dhe unë aty, ne Vuçiçët jemi luftëtarë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar ashpër ndaj tensioneve në vend, duke folur për protestat që kanë përfshirë disa qytete dhe përfshirjen e...

Trazirat në Serbi, Vuçiç paralajmëron arrestime masive

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i është drejtuar kombit përmes një fjalimi të gjatë e të ashpër ku ka komentuar situatën e rënduar të...

Avokati i 14-vjeçarit që vrau shokun në Maliq: Autori shprehu pendesë

Pas seancës gjyqësore ku u vendos masa e sigurisë për 14-vjeçarin që vrau me thikë një moshatar të tij në Maliq, ka reaguar avokati...

Lajme të tjera

Web TV