Pediatrja Lira Gjika shpjegon frikën te fëmijët: Është normale, fillojnë të kuptojnë jetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pediatrja e njohur Lira Gjika përmes një statusi në Facebook ka shpjeguar frikën e fëmijëve nga mosha 6 deri 11 vjeç.

Për pediatren, kjo frikë është normale dhe nuk është kapriço apo tekë.

Sipas saj kjo është mosha ku njeriu fillon të përballojë me forcat e veta jetën, realitetin, frikrat dhe gëzimet.

Si këshillë për më të rriturit që kujdesen për fëmijët e kësaj moshe, Gjika jep idenë se ata duhet t’i mbështesin dhe t’iu shpjegojnë se edhe ata vetë janë ndjerë kështu në këtë moshë.

Statusi i plotë

Frika e moshës 6-11 vjec

Frika e kësaj periudhe nuk ka të bëjë me të diturin e gjërave, por me procesin e rritjes dhe ndjeshmërinë e lartë të shqisave. Kjo frikë është normale dhe nuk është kapricco apo tekë. Në fakt djali dhe vajza e kësaj moshe mëson si të përballojë e zgjidhë vetë situatat. Është mosha kur njeriu mendon, kupton dhe fillon të përballojë me forcat e veta jetën, realitetin, frikrat dhe gëzimet. Mëson të marrë përgjegjësi për fjalën dhe veprimet e veta. Të rriturit pranë fëmijëve të kësaj moshe, sidomos prindërit, në vend, që të bezdisen e hutohen duhet të ndihmojnë fëmijën ta kalojë sa më shëndetshëm këtë periudhë të jetës. Shpesh veprimet e të rriturve, pranë fëmijës së frikësuar, demonstrojë padurim, bezdi dhe etiketime, që në fakt rëndojnë më shumë situatën. Prindërit, të afërmit, si gjyshërit, por edhe mësuesit duhet të qetësojnë fëmijën, duke i treguar se edhe ata si ai apo ajo, kështu janë ndjerë kur ishin në këtë moshë. Rritja nuk është gjë tjetër vetëm se një kombinim i frikës me ngazëllimin që arriti ta përballojë sfidën me të cilën e përballi rritja. Pa besimin dhe ndihmën tuaj, prindër e të rritur të tjerë, fëmija mbetet i dyzuar ndërmjet turpërimit si i dështuar e frikacak dhe frikës nga e panjohura. Lira Gjika     /Fjala.al/Ke.Ba

Lexo edhe :  Gati të plasë “bomba” nga SHBA dhe SPAK në politikë/ Ngjela nxjerr të pathënat

 

Të fundit

Mos na çani tra*in tani, pse s’folët për Bardhin e Tabakun, që shanë 3 vjet demokratët?!

Myslim Murrizi ka reaguar pas disa “kritikave” në drejtim të drejtimit të PD-së dhe nevojës për ndryshim. Reagimi i Murrizit Nje...

Izraeli “përplaset” me Kroacinë, debate mes presidentit dhe kryeministrit për armët

Tregtia e armeve me Izraelin eshte bere shkak per nje perplasje mes presidentit kroat dhe kryeministrit Andrej Plenkovic. Presidenti Zoran Milanovic i beri thirrje qeverise...

“I përbuzur. I harruar. I vetmuar” – Një burrë me qese në dorë…

Ky burri me qese në dorë dikur ka qenë politikani më me ndikim në Republikën e Kroacisë. Ka qenë kryeministër. Ka qenë i përkëdhelur...

Hans Kristian Andersen, magjistari i fjalës dhe poeti i shpirtrave të brishtë

Nga Leonard Veizi Disa emra nuk i përkasin vetëm një kombi, por gjithë njerëzimit. I tillë është Hans Kristian Andersen, shkrimtari që ndërtoi një urë...

Fakultetet e Inxhinierisë me programe të reja, rektori: Gati 3.800 kuota për studentët

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike do të ofrojnë këtë vit të ri akademik dy programe të reja në Bachelor dhe në Master. Rektori...

Lajme të tjera

Web TV