Gjatë 24 orëve të fundit në komunikatën për mediat, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit 8 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në qytetin e Elbasanit, ndërsa mësohet se dy prej tyre janë mami në maternitetin e këtij qyteti.
Bëhet me dije se dy mamitë punonin në pavionin e aborteve dhe menjëherë pasi ato kanë rezultuar pozitive ky shërbim është mbyllur menjëherë.
Gjithashtu mësohet se dy mamitë janë nisur drejt Spitalit Infektiv ku po marrin dhe trajtimin e nevojshëm./Re.Gu/Fjala.al