Përgjigjes se përse nuk i nderojmë heronjtë tanë, akademiku Apollon Baçe ka deklaruar se fillimisht kjo është përgjegjësi e shtetit.
Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Baçe u shpreh se institucionet duhet të mbajnë përgjegjësinë e tyre lidhur me këtë çështje.
-Profesor ne nuk e kemi të nderuar fare, as Akilin, as Pirron, as Aleksandrin. Çfarë do bëjë Shqipëria për t’i nderuar këta?
-Këtu ke të bësh me burokratë, me njerëz që nuk e duan kombin. Ka ca lloj zanate që nuk mjafton të jesh korrekt por duhet ta duash diçka. Duhet të mendosh me zemër, se zemra nuk të gabon. Kjo gjë fare bukur mund t’i ngarkohej Akademisë së Shkencave . Unë jam në Akademi dhe e kam shprehur këtë mendim që duhet bërë kjo gjë. Arkeologjia te ne përfundon duke shkruar për arkeologjinë. Akademia duhet të gjejë format e duhura për të bërë të ditur se Akili, Pirro dhe Aleksandri ishin shqiptarë. Format e duhura do të thotë konferenca, krijimi i sektorëve që merren me anën divulguese, ashtu si e bëjnë të tjerët edhe ne nuk duhet ta lëmë. Si ka mundësi që çdo gjë na e marrin?/Fjala.al/Ke.Ba