Babai mbyll fëmijët e mitur në bodrumin e shtëpisë dhe i lë pa ngrënë, përfundon në psikiatri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në në Vitomiricë të Pejës, Kosovë. Babai ka mbyllur për dy ditë rresht katër fëmijët e tij të mitur në bodrumin e shtëpisë.

Ngjarja është denoncuar në polici nga gjyshi i familjes dhe tashmë kryefamiljari me inicialet R.Z., ka rënë në pranga. Përveç se i kishte lënë për dy ditë të ngujuar, ai kishte ushtruar edhe dhunë fizike mbi vajzën e madhe, 15 vjeçe.

Gjyshi i fëmijëve ka rrëfyer se nuk ka arritur që ta ndalojë dot për shkak të shëndetit fizik të dobët që ka dhe është detyruar që këtë çështje ta lërë në duart e policisë.

Sipas mediave kosovare, babai i 4 fëmijëve është dërguar në Qendrën e Shëndetit Mendor, ku ka kryer kontrolle mjekësore dhe rezulton të ketë probleme të shëndetit mendor.

Sipas shefit të repartit të psikiatrisë në spitalin e Pejës, babai në fjalë nuk pranon as ushqim as ilaçe.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Autostrada Tiranë – Qafë Kashar përfundon brenda vitit, shpejtësia e lejuar 130 km/h

Punimet për rehabilitimin dhe zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës po vijojnë me ritme të shpejta. Aktualisht, në fazën e dytë të...

Agjencia Ruse e Spiunazhit akuzon Serbinë për armatosjen e Ukrainës

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme (SVR) i Federatës Ruse ka akuzuar Serbinë se, “pavarësisht deklaratave se është neutrale”, po vazhdon të dërgojë municione në...

“Fletërrufenë e Ramës do e shpartalloj në Gjykatë”/Meta nga qelia: Ja pse ndërrova avokat

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka dhënë përgjigje akuzave të ngritura nga SPAK, të cilat i ka cilësuar si fletë rrufe...

Për gjeneratën Z negocimi i pagës është më stresues se ndarja, sipas studimit

Gjenerata Z është një ndër brezat që ka ndryshuar shumë aspekte, ka thyer cikle dhe në fakt, e ka bërë paksa sfiduese ‘përballjen’ e...

“Kanë lidhje me Partinë Komuniste!”/Departamenti i Shtetit heq vizat për studentët kinezë

SHBA do të revokojë vizat amerikane për studentët nga Kina. Lajmin e ka bërë të ditur Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio në një...

Lajme të tjera

Web TV