Infektohet pedagogia,mbyllet dega e ekonomikut në Gjirokastër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vatër e re infektimesh në Gjirokastër duket se ka rritur numrin e të infektuarve në këtë qytet.

Burime bëjnë me dije se ka rezultuar e infektuar nga virusi një pedagoge e Fakultetit Ekonomik në universitetin “Eqerem Çabej”.

Si pasojë e infektimit të pedagoges është mbyllur edhe dega e Ekonomikut në Gjirokastër për të ndaluar përhapjen e virusit nga kontakte të mundshme që pedagogia mund të ketë patur me kolegë dhe studentët e saj.

Ndërkohë është rënduar sërish bilanci i COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e djeshme se kanë humbur jetën 2 pacientë të tjerë tek Infektivi. Kështu numri i viktimave ka shkuar në 83. Sakaq janë konfirmuar 68 raste të reja. Harta është zgjeruar në 13 qytete. Në spitalin infektiv janë 83 pacientë, nga të cilët 4 janë në gjendje të rëndë. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Turizmi e ndërtimi do rrisin me 4% ekonominë, BSH: Pa zhvlerësimin e valutave çmimet do..

Ekonomia e vendit do të rritet me 4% këtë vit, parashikon së fundi Banka e Shqipërisë duke veçuar se...

Skiatorja italiane nderon sërish Shqipërinë: E lumtur, ia dola edhe me temperaturë

E ka mbyllur ne vendin e 7-te debutimin e saj në kampionatin Botëror Lara Colturi mes 10 të mirave të botës së skive alpine...

Protesta masive në Belgjikë, mijëra qytetarë të pakënaqur me reformat në pensione

Mijëra qytetarë morën pjesë në protesta masive në Bruksel kundër reformave të pensioneve të propozuara nga qeveria e re e Belgjikës. Protestuesit, që i...

Inteligjenca artificiale, konsumi i lartë i energjisë dhe ndikimi tek mjedisi

Ndërsa fuqitë botërore përpiqen të marrin rolin udhëheqës në teknologjinë e inteligjencës artificiale, ekspertët nxjerrin në pah koston që kjo teknologji shkakton ndaj mjedisit. Një...

PD dhe SPAK heshtin, por pse nuk u mor nën hetim Erinda Ballanca

Interesant është fakti se në dosje thuhet se presioni punonjëses iu bë personalisht nga Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, bashkë me Bushkën. SPAK ka vendosur të...

Lajme të tjera

Web TV