Meta mesazh politikës: Ka shumë tension, nuk duhet humbur asnjë minutë për përmbushjen e kushteve dhe çeljen e negociatave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar në një postim të tij në ‘Facebook’ lidhur me situatën politike në vend dhe në rajon duke kujtuar kështu zgjedhjet parlamentare që do të mbahen pas pak ditësh në Maqedoninë e Veriut.

Meta i bën thirrje politikës shqiptare se nuk duhet të humbas asnjë minutë kohë për përmbushjen e kushteve thelbësore për çeljen e negociatave.

Presidenti ka krahasuar gjendjen politike në Maqedoninë e Veriut e cila shfaqet e qetë dhe e sigurt edhe pse janë shumë pak ditë që i ndajnë nga zgjedhjet parlamentare ndërsa në Shqipëri edhe pse pse ende nuk ka një datë të konfirmuar zgjedhjesh ka shumë tension.

“Verbëria për mbajtjen apo marrjen me çdo çmim të pushtetit na ka bërë që të dukemi me fqinjin tonë lindor sikur u përkasim dy kontinenteve të largëta.”-është shprehur Presidenti.

 

Postimi i plotë i Metës
Edhe pse zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Maqedoninë e Veriut do mbahen vetëm pas pak ditësh, një atmosferë sigurie dhe demokracie mbizotëron falë pjekurisë të lidershipit politik në tërësi, por edhe funksionimit normal të institucioneve.
Ndërsa fatkeqësisht te ne edhe pse nuk ka as datë zgjedhjesh ende në horizont kemi një tension artificial sikur zgjedhjet do jenë nesër.
Ndërkohë që edhe pandemia është në rritje së bashku edhe me defiçitin dhe borxhin publik. Verbëria për mbajtjen apo marrjen me çdo çmim të pushtetit na ka bërë që të dukemi me fqinjin tonë lindor sikur u përkasim dy kontinenteve të largëta.
Ndaj s’duhet humbur më asnjë minutë në përmbushjen e kushteve thelbësore për çeljen e negociatave në mënyrë që të ecim së bashku me fqinjët tanë drejt Bashkimit Europian.
Përballimi i pandemisë dhe plotësimi i kushteve duhet të jenë dy objektivat madhore për të gjithë.
E para mbron shëndetin dhe jetën e çdo qytetari, ndërsa e dyta shpëton të ardhmen europiane të vendit për të cilën të gjithë përbetohen me fjalë dhe programe.
Koha për vepra të mira është tani!/Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

Kalifornia përballë katastrofës, tërmete dhe zjarre shkaktojnë viktima e dëme

Kalifornia u godit nga dy tërmete të njëpasnjëshme të premten ndërsa shteti perëndimor i SHBA-ve lufton me zjarret vdekjeprurëse. Një...

Groenlanda në qendër të vëmendjes, pas komenteve të Presidentit të zgjedhur Trump

Groenlanda është vënë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Ishulli në Arktik është një territor i Mbretërisë së Danimarkës, por që gëzon një autonomi të...

Zuckerberg: ‘Meta’ do të zgjerojë lirinë e shprehjes në platformat e saj

Këtë javë, shefi ekzekutiv i kompanisë ‘Meta’ njoftoi se do të ketë një gamë më të gjerë të lirisë së fjalës në Facebook dhe...

Fondi social/ Kategoritë e përfshira në program

Rreth 18 shërbime të integruara komunitare me shërbime lëvizëse për personat me aftësi të kufizuar apo shërbime në banesë për të moshuarit ofrohen falë...

Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën

Nga Ylli Pata Edhe pse Sali Berisha ka deklaruar pa fund që ne nuk futemi në zgjedhjet me Edi Ramën dhe duam qeveri teknike, tani...

Lajme të tjera

Web TV