Ligji i iniciuar nga qeveria dhe i mirtuar në Komisionin e Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik që synon rregullimin e medias online është shoqëruar me reagime të shumta nga shoqatat e gazetarëve.
Gazetarët nga ana e tyre kanë paralajmëruar për ditën e nesërme një protestë para Kuvendit për të kundërshtuar miratimin e këtij ligji.
Megjithatë, nga ana tjetër qeveria pretendon që të rregullojë median online për të ndalur shpifjet, cenimin e figurës së individëve të ndryshëm përmes shpifjes, apo keqinformimit.
Për më shumë do t’i referohemi vetë ligjit, dhe tesktit integral i miratuar në Komisionin e Medias, ku një nga aspektet e ndryshuara është edhe ai në nenin 53, pika 15: “Vendimi i AMA-s mund të kundërshtohet në Gjykatën Administrative.”
Ligji parashikon që mediat online në rastin e ‘shpifjeve’ duhet të publikojë të plotë, në mënyrë të dukshme dhe në të njëtën faqe ku është publikuar materiali që kontestohet.
Gjithashtu ligji shton se nëse publikimi hiqet nga faqja/portali përpara se përgjigjja e personit të cënuar/përmendur të publikohet, përgjigjja duhet të jetë e vendosur në një pozicion të krahasueshëm dhe për të njëjtën kohëzgjatje si publikimi i mëparshëm.
Nga ana e saj, AMA urdhëron heqjen e përmbajtjes ose pengon aksesin në përmbajtjen që dyshohet se, sipas parashikimeve të legjislacionit penal në fuqi, përbën veprën penale nw rastet kur materiali ka pornografi me fëmijë, vepra me qëllime terroriste dhe skelje të sigurisë kombëtare.
Për më shumë lexoni tesktin integral të ligjit për mediat elektronike dhe ato online: