Pas tërmetit, Shqipëria gjendet nën pushtetin e ujit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, Shqipëria në dy ditët e fundit është gjendur pushtetin e ujit. Reshjet e shumta të shiut të nisura që nga pasditja e të shtunës kanë shkaktuar përmbytje në disa qytete të vendit.

Shirat rrezikuan edhe jetën e 150 pasagjerëve të cilët arritën të nxirren nga trageti në bregdetin e Vlorës, pas 14 orësh qëndrimi në det.

Kjo solli edhe paralizimin e punës në portin e Vlorës, ku  udhëtimet që ishin parashikuar të bëheshin një ditë më parë u anuluan duke sjellë edhe kaos në portin e Brindisit.

Në Durrës, Vlorë dhe Shëngjin është pezulluar lundrimi për mjetet e peshkimit. Ndërsa  në Sarandë edhe për anijet e pasagjerëve që nisen drejt Korfuzit.

Linjat e tjera të tragetit kanë vijuar punën normalisht.

Zonat e përmbytura

Reshjet e shumta të shiut bëri që të dalë nga shtrati edhe lumi Ishëm në Fushë- Krujë. Për pasojë janë përmbytur dhjetëra hektarë tokë bujqësore. Reshjet e dendura të shiut kanë nxjerrë nga shtrati edhe përroin e Zaranikës në qytetin e Elbasanit, ku banesat pranë përroit kanë qenë në rrezik përmbytjeje.

Gjithashtu edhe Qarku i Lezhës është përfshirë nga reshje të dendura shiu, megjithatë nuk ka krijuar probleme në përmbytje. Megjithatë, është ndaluar dalja e mjeteve lundruese nga porti i Shëngjinit.

Në Rajonin Jugor ka pasur rënie të mëdha gurësh dhe inertesh në akset Ura e Leklit – Këlcyrë dhe Berat – Çorovodë, si dhe në vendin e quajtur Shkalla e Zezë në aksin Gjitokastër – Tepelenë. Ndërsa në akset Tepelenë-Dukaj dhe Këlcyrë – Përmet ka pasur rënie pemësh. Është punuar nga kontraktorët për pastrimin e tyre të menjëhershëm dhe aktualisht të gjithë akset janë me kalueshmëri normale.

Lexo edhe :  Media spanjolle: Shqipëria, vendi ballkanik që po kthehet në një parajsë për turistët!

Familjet e prekura nga tërmeti gjenden nën ujë

Shumë familje të cilat u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit dhe që janë strehuar në çadra janë gjendur nën pushtetin e ujit.

Katër anëtarët e familjes Vathi në fshatin Murqinë të Krujës, pas shembjes së shtëpisë nga tërmeti janë strehuar në këtë çadër, ku balta dhe reshjet e shiut e bëjnë jetesën më të vështirë.Tërmeti i 26 nëntorit ka dëmtuar rreth 10 banesa në fshatin Murqinë të Krujës, zonë e cila vuan shpesh edhe pasojat e përmbytjes. Sipas banorëve grupet e verifikimit kanë evidentuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti, por deri më tani asnjë ndihmë nuk u është ofruar.

Ato refuzojnë të largohen nga çadrat për t’u strehuar në hotele, pasi nuk pranojnë të lënë pas bagëtitë, të cilat i konsiderojnë të vetmin burim të ardhurash.

Nuk luhet as futboll

Nga reshjet e shiu këtë fundjavë nuk është luajtur as futboll. Shiu ndërpreu ndeshjet Flamurtari-Teuta për të rifilluar pas pushimit të tij.

Gjithashtu edhe Tirana- Laçi u luajt në një terren mjaft të rënduar.

Reshjet e shiut kanë vijuar edhe përgjatë mëngjesit të sotëm. Megjithatë, reshjet kanë zgjatur shumë pak duke bërë që situata të shkojë drejt normalizimit./Fjala.al/

Të fundit

Këtë javë reshje shiu, e premtja rikthen diellin dhe temperatura deri në 33 gradë celsius

Këtë javë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme deri ditën e enjte. Dita e...

Noizy shërben ëmbëlsira para takimit në Milano, Veliaj e uron: Në kokë tate


Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar një moment të veçantë nga takimi me shqiptarët e diasporës në Milano. Para nisjes së eventit, Veliaj bashkë me këngëtarët...

Horoskopi i ditës, 27 Maj 2024

Dashi Java do të nisë mirë për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Gjërat po ecin mirë në dashuri, ndërkaq vini edhe më...

Sfida dhe bllofi me diasporën

Nga Mero Baze Takimi i dytë i Edi Ramës me diasporën e forcoi takimin e parë të Athinës. Madje dhe e legjitimoi atë. Shumica mendonin...

Vila e Ahmetajt në Palasë lihet në sekuestro/ Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin

Gjykata Kushtetuese ka lënë në sekuestro një vilë në Palasë që dyshohet se është pasuri e fshehur e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, prej dhjetë muajsh...

Lajme të tjera

Web TV