‘TripAdvisor’ publikon vendet më të vizituara në 2019, ja kush kryeson

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania prestigjioze “TripAdvisor” ka zbuluar renditjen e atraksioneve më të rezervuara për vitin 2019, dhe “Colosseum” i Romës mban vendin e parë nga zgjedhjet e turistëve në mbarë botën.

Përfundimet dolën pas analizave të 250 mijë aktiviteteve të prenotuara në faqen e “TripAdvisor” nga individë nga e gjitë bota.

Në vendin e dytë renditet muzeu i “Louvre-t” në Paris, e ndjekur nga muzetë e Vatikanit gjithashtu në Romë. Atraksioni më i preferuar në SHBA është “Statuja e Lirisë”, e cila renditet në vendin e katërt në listë, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar më e vizituara është Kulla e Londrës.

Pjesa tjetër e listës me vendet më të preferuara nga njerëzit vijon si më poshtë: Kulla “Eiffel” në Paris (vendi i pestë), Bazilika “Sagrada Familia” në Barcelonë (e gjashta), “Tremujori Francez” në New Orleans (i shtati), “Anne Frank House” në Amsterdam (e teta), “Skydeck” në Kullën Willis të Chicagos (e nënta), si dhe “Piazza San Marco” në Venecia (e dhjeta).

Vendi më i preferuar, “Colosseum”, është një arenë ku luftonin gladiatorët dhe është ndërtuar para 2000 viteve. Ajo mendohet të mbante rreth 50,000 spektatorë.

Në vendin e dytë pozicionohet “Louvre”, e cila konsiderohet si një nga muzetë më të mëdhenj të artit në botë me një koleksion të pashembullt të veprave artistike duke përfshirë pikturën ‘Mona Lisa’ të Leonardo da Vinci-t.

Në vendin e tretë janë “Muzetë e Vatikanit”, të cilat zotërojnë një koleksion të gjerë artistik të grumbulluara nga papë të ndryshëm në një hark të gjerë kohor, prej qindra vitesh, duke përfshirë skulptura romake dhe artin e Rilindjes.

Statuja e Lirisë, e njohur si një simbol universal i lirisë dhe demokracisë, qëndron në portin e New York-ut që nga viti 1886. Ajo ishte një dhuratë miqësie nga Franca.

Lexo edhe :  Kancelari Merz për BBC: Europa të bëjë më shumë për mbrojtjen

Laurel Greatrix, një zëdhënës i TripAdvisor, tha: ‘Vendet ikonike dhe historike nga e gjithë bota gjithmonë do të jenë destinacione të njohura për udhëtarët, por ato janë të njohura për një arsye.

‘Këto janë disa nga vendet më historike dhe më të paharrueshme në botë. Pavarësisht nëse është vizita juaj e parë apo e pesëdhjeta, ka shumë mënyra interesante për të eksploruar këto vende, mund të bësh një turne nëntokësor në Colosseum ose një gjueti thesari familjar në Louvre./Fjala.al/Burimi: Daily Mail

Të fundit

Trump akuzon Obamën: Orkestroi një grusht shteti kundër meje

Donald Trump ka akuzuar Barack Obamën dhe “kriminelët” e tij (duke iu referuar ekipit të tij drejtues) se kanë organizuar...

Shein dhe Temu rrezikojnë sigurinë e konsumatorëve? BE: Produktet janë toksike

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Drejtësinë ka shprehur tronditje për nivelin e toksicitetit dhe rreziqeve që paraqesin disa nga produktet që shiten nga Shein...

Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti është e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

“Kandidati Mancurian” dhe kontrolli i mendjes, kur paranoja kthehet në fakt

Nga Leonard Veizi Kontrolli i mendjes është forma më brutale e dhunës pa gjak. Është dhe akti më i skajshëm i zhveshjes së njeriut nga...

Historia e Bardha Nesturajt, ish-kandidates së PS vite më parë

Bardha Nesturaj, tregtarja e njohur nga tregu i Sarandës e cila përgjatë javës që po lëmë pas ka qenë një ndër më të komentuarat,...

Lajme të tjera

Web TV