Ikja e shqiptarëve/ Këto janë qytetet që po boshatisen njëri pas tjetrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emigracioni është shndërruar në një fenomen shqetësues për Shqipërinë vitet e fundit, teksa po shteron forcën e punës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, por disa qarqe janë duke e përjetuar këtë dukuri më fort.

Sipas të dhënave të INSTAT qarqet e Lezhës, Elbasanit dhe Beratit kishin emigracionin më të lartë ndër 12 qarqet e tjera të vendit në raport me popullsinë.

Më 2018 emigracioni neto për Lezhën ishte -135 persona për 10 mijë banorë, ndërsa ky tregues për Lezhën ishte minus 110 persona për 10 mijë banorë dhe për Beratin 105 persona. Gjatë vitit të kaluar vetëm Vlora pa rritje emigracionin neto në vlera pozitivë me 23 persona për 10 mije banorë, çka do të thotë se në këtë qytet diferenca ndërmjet emigrantëve të kthyer dhe atyre të ikur pati një diferencë pozitive me mbi 400 persona.

Sipas INSTAT gjatë vitit 2018, për pjesën më të madhe të qarqeve të vendit, migrimi i jashtëm ka ndikim më të madh në numrin dhe strukturën e popullsisë se sa lëvizjet e brendshme.

Në rastin e qarkut të Dibrës, Gjirokastrës dhe Kukësit, gjatë vitit 2018, si migrimi i jashtëm ashtu edhe lëvizjet e brendshme ndikuan në zvogëlimin e numrit të popullsi së tyre.

Megjithatë, popullsia e këtyre tre qarqeve zvogëlohet më shumësi rezultat i lëvizjeve të brendshme se sa i migrimit ndërkombëtar.

Gjatë vitit 2018, popullsia e qarkut të Tiranës është zvogëluar si rezultat i migrimit të jashtëm me rreth 5 banorë për çdo 10 mijë banorë, por në të njëjtën kohë kjo popullsi është rritur si rezultat i lëvizjeve të brendshme me rreth 81 banorë për çdo 10 mijë banorë.

E kundërta ka ndodhur për qarkun e Vlorës, ku popullsia është rritur si rezultat i migrimit të jashtëm me rreth 23 banorë për çdo 10 mijë banorë, por në të njëjtën kohë është zvogëluar me rreth 6 banorë për çdo 10 mijë banorë.

Lexo edhe :  Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Qarqet e Tiranës dhe Vlorës janë të vetmet qarqe popullsia e të cilave është rritur si rezultat i lëvizjeve migratore të brendshme dhe ndërkombëtare, gjatë vitit 2018. Lëvizjet të tilla të popullsisë kanë pasur ndikim të madh dhe të përvitshëm në popullsinë e qarqeve të Shqipërisë.

INSTAT raporton se popullsia banuese e të gjitha qarqeve të vendit është në mënyrë domethënëse më e vogël se popullsia e regjistruar në regjistrat e gjendjes civile.

Të dhënat tregojnë se qarku i Gjirokastrës dhe ai i Vlorës janë dy qarqet e vetme ku popullsia banuese është më pak se gjysma e popullsisë së regjistruar, përkatësisht me 41,1 % dhe 49,0 %. /Monitor

Të fundit

Monedhat e huaja nuk dalin nga “humnera”/ Kursi i këmbimit, 14 maj 2024

Sot, më 14 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 92.8 lekë dhe shitet 93.7 lekë. Euro sot...

Mos harroni çadrat/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarkun Korçë, ndërsa në qarqet...

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë në mënyrë të ndryshme. Gratë...

Horoskopii ditës, 14 maj 2024

DASHI Tregohuni të kujdesshëm për gjërat e mbetura pa thënë në dashuri, sepse ato mund të prishin një marrëdhënie. Në punë gjithçka po shkon mirë...

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në iPhone përmes iOS 18. “Apple po...

Lajme të tjera

Web TV