E largoi para një viti, Juve jep 22 milionë euro për rikthimin e lojtarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juventus është duke kërkuar rikthimin e një prej lojtarëve që ka larguar para një viti.

“Zonja e Vjetër” aktualisht ka dhënë për huazim emra të tillë si Luca Pellegrini, Cristian Romero  dhe Dejan Kulusevski,për të cilët klubi italian ka investuar deri më tani një shifër midis 83 milionë euro dhe bonuse që shkojnë në 96 milionë.

Megjithatë bardhezinjtë kanë shitur edhe lojtarë,për të cilët zotërojnë të drejtën e riblerjes siç është edhe rasti i Moise Kean, për shembull në rast të një oferte të bërë nga italianët e të pranuar nga klubi anglez i Everton i jep të drejtë Juves që ta rikthejë lojtarin.

E njëjta marrëveshje ekziston edhe për Riccardo Orsolinin, i cili ka kaluar të Bologna për një shifër prej 15 milionë euro.

Kontrata i lejon “Zonjës së Vjetër” që ta riblejë Orsolinin gjatë merkatos së verës për një shumë prej 22 milionë eurosh, shifër e cila do të rritet te Juventus në 30 milionë euro për merkaton e vitit 2021.

Mediet italiane raportojnë se Juve është duke menduar një rikthim të mundshëm të Orsolinit./Fjala.al/

 

Të fundit

Zbardhen detajet, trupi i pa jetë i Alma Arrazit u gjet nga pala malazeze

Pala malazeze ka qenë duke patrulluar dhe ka konstatuar në ujërat e lumit Buna, në vijën ndarëse mes nesh...

Habit Julia Ilirjani: Nëse Egla fiton, populli shqiptar meriton vuajtjet që ka!

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Julia Ilirjani për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë...

Fluturim mbi Bunë

Nga Monika Stafa Kjo nuk është kultura jonë. Kjo nuk është në gjindjen tonë. Asnjëherë. Në asnjë kohë. Në asnjë epokë. Në asnjë rresht të asnjë...

Përdorin gra dhe minorenë: Skema si çohen molotovët para bashkisë

Zbulohet skema sesi çohen bombat molotov përpara bashkisë, për të përsëritur spektaklin e dhunshëm, në mungesë të pjesëmarrjes. Burime nga policia bëjnë të ditur se...

Ky është ushqimi më i rëndësishëm për zhvillimin e trurit të fëmijëve

Ushqimi që u jepni fëmijëve ndikon në zhvillimin e tyre, por edhe në zhvillimin e strukturave dhe lidhjeve në trurin e tyre. Udhëzimet e Akademisë...

Lajme të tjera

Web TV