Numri i viktimave nga koronavirusi që ka infektuar qindra njerëz në Kinë është rritur nga 9 në 17 të vdekur.
Zyrtarë nga provinca qendrore e Kinës gjatë një konference për shtyp kanë deklaruar se numri i përgjithshëm i personave të infektuar është 444 në provincën Hubei, e cila është epiqendra e epidemisë. I shfaqur në një treg në Wuhan në Kinë në dhjetor, koronavirusi i ri tashmë po përhapet në vendet e tjera, duke ngritur frikën e një krize globale shëndetësore.
“Virusi, i cili transmetohet përmes rrugëve të frymëmarrjes, është shumë i kollajtë që të përhapet”, – tha Zëvendës Ministri i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë Li Bin.
Ministria Italiane e Shëndetësisë ka planifikuar që të kontrollojë të gjithë pasagjerët, të cilët kanë lidhje me fluturimet në qytetin Wuhan./Fjala.al