Berat/ Ngjarje e rëndë, ndërrojnë jetë dy fëmijë binjakë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy fëmijë binjakë kanë gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm në Berat. Fëmijët e moshës 5 muajsh, te dy djem,kanë mbërritur të vdekur në Repartin e Pediatrisë të Spitalit Rajonal Berat rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm.

Foshnjat janë dërguar në morgun e Spitalit, ku i janë nënshtruar autopsisë mjeko-ligjore. Nga autopsia nuk ka rezultuar të ketë pasur shenja helmimi në trupin e fëmijëve, edhe pse prindërit kanë pasur dyshime se fëmijët mund të jenë helmuar nga qumështi me kuti, me të cilin nëna i ushqente që nga dita e lindjes.

Mjekët e morgut të Beratit konfirmojnë se, në trupin e dy foshnjave nuk ka pasur shenja dhune. Ata dyshojnë se, fëmijët mund të kenë gjetur vdekjen si pasojë e mungesës së ajrit në dhomë, ndërkohë që kanë dërguar për ekzaminim në Tiranë analizat e foshnjave dhe janë në pritje të përgjigjes së tyre, për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Të fundit

Jo më Vlora, po Shkodra: Lëvizja reale e tektonikës së politikës

Nga Ylli Pata Shkodra është një qark që prej vitesh ka ardhur avash avash duke ndryshuar sjelljen e saj si...

Turizmi e konsumi mbajnë me rritje ekonominë shqiptare

Pritjet e Bankës së Shqipërisë për ecurinë e ekonomisë shqiptare mbeten pozitive, të ndikuara nga turizmi dhe konsumi në rritje i popullatës. Drejtori i...

Eksperti i marrëdhënieve zbulon 4 shenjat që tregojnë se një çift është drejt divorcit

Një ekspert i marrëdhënieve zbuloi katër shenjat treguese që paralajmërojnë një divorc në një martesë. Në fakt, ai i përshkruan si “më të zakonshme...

Heidit i jepet një mision sekret, ja çfarë duhet të bëjë ajo

Sherret mesa duket nuk janë aq të forta mes banorëve të mbetur në shtëpinë më të famshme në shtëpi. Prej spektaklit të së martës, në...

Sulmi ndaj kryeministrit sllovak/Karamuço:Ky rast duhet të shërbejë si një mësim i madh

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se në rastin e sulmit me armë ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, pati një thyerje të të...

Lajme të tjera

Web TV