Forumi, Denaj: Rritja ekonomike do mbështetet tek investimet dhe konsumi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mori pjesë në Forumin Ekonomik të Tiranës, ku përfaqësues nga qeveria, donatorët dhe biznesi diskutuan mbi çështje të lidhura me zhvillimin ekonomik të vendit.

Në fjalën e saj, Ministrja Denaj foli mbi pritshmëritë e Qeverisë dhe MFE-së për rritjen ekonomike të vitit 2020, efektet që pritet të ketë Programi i Rindërtimit në rritjen ekonomike, përpjekjet e qeverisë në lehtësimin e të bërit biznes në vend dhe forcimin e dialogut me sipërmarrjen.

Lidhur me parashikimin e rritjes ekonomike të vitit 2020 në nivelin e 4.1 %, Ministrja së pari vuri në dukje se rritja ekonomike në vitet e fundit ka qenë në trend rritës dhe për vitin 2020 synohet të mbështetet kryesisht nga rritja e konsumit dhe investimeve të brendshme e të huaja. Nga ana tjetër, Ministrja tha se fondamentet kyç të ekonomisë paraqiten të qëndrueshëm, çka mbështet parashikimin e qeverisë për rritjen ekonomike.

“Besojmë që fondamentet kyç dhe bazë të ekonomisë janë të qëndrueshëm. Është shumë e rëndësishme të theksojmë se, përtej sektorit të energjisë të ndikuar nga thatësira e vitit 2019, të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë kanë pësuar rritje dhe besojmë që ka një momentum shumë të rëndësishëm, edhe me situatën e krijuar përtej fatkeqësisë nga tërmeti, për të nxitur edhe konsumin në vitin 2020 dhe për të realizuar këtë rritje”, u shpreh Denaj.

Kështu, Ministrja përmendi uljen e nivelit të papunësisë në nivelin e 12% si dhe angazhimin e forcave të punës në gati 70%; sentimentin pozitiv të aktorëve ekonomikë mbi perspektivën e ekonomisë në nivelin afatmesëm; qëndrueshmërinë e sektorit financiar, si një element mjaft të rëndësishëm për tu marrë në konsideratë edhe në raport me rritjen e qëndrueshme të kreditimit; si dhe pozicionin e jashtëm të ekonomisë.

Lexo edhe :  “Berisha është ateist”/ Ngjela: Nuk e pranojnë perëndimorët

Në rritjen ekonomike të vitit 2020, sqaroi Ministrja, do të kontribuojnë edhe sektorët kyç të ekonomisë të cilët, përveç sektorit të energjisë që ndikoi negativisht vitin e kaluar, kanë shënuar tregues pozitiv rritjeje, si tregtia, transporti, akomodimi, shërbimi ushqimor, industria, aktivitetet profesionale, etj.

E pyetur mbi efektin e aktivitetittë Rindërtimit në ekonomi, Ministrja Denaj pohoi se është ende shpejt për thënë se sa do të jetë ai dhe u shpreh optimiste se efektet do të jenë më shumë pozitive se sa negative.

“Ne gjykojmë që përtej efektit buxhetor të vendosur në ekonomi, do të ketë dhe efekte të tjera të cilat do të vijnë dhe nga aktivizimi i ndihmave të tjera që do të jenë ekstra buxhetore, por që gjithsesi do të sjellin një dinamizim të ekonomisë”, tha znj. Denaj, ndërsa u shpreh optimiste se ndikimi në sektorin e turizmit do të jetë minimal, duke qenë se sektori ka patur një promovim shumë tëmirë dhe vitet e fundit numri i turistëve ka qenë gjithnjë në rritje.

Gjatë fjalës së saj, Ministrja Denaj foli edhe mbi vëmendjen e shtuar të qeverisë në lehtësimin e të bërit biznesin në vend dhe përmirësimin e klimës së biznesit. Këtë vëmendje të shtuar e tregon edhe krijimi i një ministrie të veçantë për mbrojtjen e sipërmarrjes, ndërsa dialogu me komunitetin e biznesit është forcuar ndjeshëm.

 

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV