Reuters citon një burim pa emër i cili beson se Apple mund të ndikohet nëse ndalesa e punës së fabrikës do të shtrihet në një javë të dytë, për shkak të shpërthimit të Coronavirus-it.
“Foxconn në Tajvan ka ndaluar pothuajse të gjithë prodhimin e saj në Kinë së paku deri më 10 shkurt”, ka thënë një burim pa emër për Reuters.
Apple shqetësohet më tepër për javët në vijim, nëse prodhimi në Kinë do të vazhdojë të jetë i ndërprerë, dërgesat nuk do të mund të bëhen në kohë.
Kjo do të ketë një ndikim në linjën e prodhimit të Apple. Pyetja është nëse do të jemi në gjendje të rifillojmë prodhimin më 10 shkurt, varet nga udhëzimet e dhëna nga qeveria Kineze. /Fjala.al