Thellohet skandali, Bartomeu ka dhënë 1 mln euro për të sulmuar lojtarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është komplikuar çështja e bërë publike nga “Cadena SER” në lidhje me skuadrën e Barcelnës dhe pagesat e presidentit Josep Maria Bartomeu për të sulmuar kundërshtarët e tij përfshirë këtu edhe yjet e vet skuadrës, si Lionel Messin apo Piquen.

Së fundmi media spanjolle ka raportuar se për të sulmuar Messin dhe djemtë e tjerë të skuadrës, Bartomeu i ka dhënë “I3 Ventures” plot 1 milionë euro.

Pas përgënjeshtrimeve nga ana e klubit spanjoll që hodhi poshtë pretendimet se Presidenti ishte lidhur me këtë shoqëri për të ruajtur reputacionin e tij dhe për të groposur atë të rivalëve dhe disa lojtarëve radio është kthyer sërish zbulimeve.

“Cadena SER” publikoi një dosje me 36 faqe në të cilën konfirmohet se “I3 Ventures” ka në zotërim disa llogari në rrjetet sociale ku transmeton mesazhe negative për disa prej të federuave të Barcelonës, ku përfshihet edhe Messi bashkë me bashkëshorten e tij Antonela, Pique, Xavi apo Guardiola.

Media spanjolle mbi të gjitha njofton edhe se do të publikojë edhe provat që këto para janë hedhur nga llogari jo zyrtare të klubit katalan. Ndërkohë, presidenti i Barçës ka takuar lojtarët dhe ka përgënjeshtruar çdo gjë, duke iu thënë se ata janë pasuria e klubit dhe kurrë nuk ka pasur ndërmend t’i zhvlerësojë./Fjala.al/

Të fundit

Aktiviteti në Athinë, Klosi: Krenari që duhet të kemi për çfarë kemi arritur

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi thotë se aktiviteti i zhvilluar në Athinë dhe që do të...

Dënohen dhe dëbohen dy rusët e ndaluar në veri të Kosovës

Dy shtetasit rusë, që janë ndaluar ditë më parë nga autoritetet e Kosovës për “kalim ilegal të kufirit” janë dënuar dhe më pas dëbuar...

Ministri i Financave jep lajmin: Plan për rritjen e kreditimit, mbështetje për…

Ministri i Financave, Ervin Mete, ka deklaruar se Shqipëria ndodhet në një pozicion të favorshëm për të rritur ambicjen e zgjerimit të aksesit në...

Athina ose dalja nga burgu i inferioritetit kolektiv

Nga Ilir Yzeiri Takimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me emigrantët shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi, është një tekst që shenjon për...

Mbreti Karli III nderon të birin, Princin William me titullin e nderit

Mbreti Karli III zyrtarisht i dha djalit të tij William titullin e kapitenit të nderi të Korpusit Ajror të Ushtrisë. Monarku britanik, i cili u...

Lajme të tjera

Web TV