Libi/ Transportonte armë, predha kundërtank anijes shqiptare në Tripoli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një anije shqiptare e koduar me emrin “ANA” është bombarduar me kundërtank në portin e Tripolit në Libi.

Anija po transportonte armatime nga Turqia drejt Libisë, por pas ankorimit në port dy ditë më parë është sulmuar me kundërtank nga forcat e gjeneralit Khalifa Haftar.

Menjëherë është akuzuar Ankaraja për thyerje të embargos, por ajo ka mohuar që anija të jetë turke.

Ishin hetimet e nisura për zbardhjen e ngjarjes që krijon një incident diplomatik ndërkombëtar të cilat zbardhën faktin se anija e përdorur për trafikun e armëve mes Turqisë dhe Libisë është shqiptare.

Edhe autoritetet shqiptare janë përfshirë në hetimet mbi rastin dhe rolin e pronarit të anijes në këtë thyerje të embargos së armëve me Libinë.

Mësohet se anija me emrin “ANA”, ishte ankoruar fillimisht në portin e Mersinit në Turqi, ku ekuipazhi shqiptar ia dorëzoi disa shtetasve turq. Top Channel bën të ditur se ka kontaktuar me anëtarët e ekuipazhit të anijes, ndërsa ata kanë konfirmuar se ata janë larguar nga anija në Turqi dhe pas kësaj mjeti lundrues është pajisur me një ekuipazh turk që ka marrë përsipër lundrimin e radhës.

Pasi u ngarkua me armatime, anijes iu fshinë simbolet shqiptare për ta bërë të vështirë identifikimin e saj.

Sipas zëdhënësit të forcave qeveritare Mustafa al-Mujie, në portin e Tripolit ka pasur një sulm nga forcat e Haftar që ka shkaktuar panik dhe ka bllokuar punën e anijeve komerciale, por mohoi prezencën e anijes turke të ngarkuar me armë.

Ai tha se porti përdoret vetëm për qëllime civile dhe nuk ka asnjë bazë ushtarake apo armatime.

Turqia ka dërguar në Libi trupa dhe mjete ushtarake për të mbështetur qeverinë e Tripolit të drejtuar nga Fayez al-Sarraj, si dhe është akuzuar për dërgimin e mercenarëve sirianë, përfshi edhe luftëtarë të ISIS.

Lexo edhe :  AstraZeneca e pranon: Vaksina anti-COVID ka një efekt anësor të rrallë

Të fundit

Belgjikë, shqiptarët kthejnë lavazhin në shtëpi bari, arrestohen

Me kërkesë të prokurorisë publike dhe policisë, shërbimet komunale të Olen në Belgjikë çmontuan një plantacion të madh kanabisi...

Zgjedhja e një modeli të ri për të qenë të suksesshëm

Zhak Attali Në çdo shoqëri, që nga fillimi i kohës, të gjithëve iu është caktuar një model suksesi. Nga gjinia e tyre, nga kasta e...

Udhëheqësit duhet të fokusohen drejt kapitalizmit të qëndrueshëm

Shawn D. Nelson Forbes Kapitalizmi i qëndrueshëm balancon fitimet me interesat e të përbashkëtave, sociale dhe ekologjike. Kapitalizmi është rrënja e të gjitha të këqijave. Kapitalizmi shfrytëzon....

6 çelësat për të stimuluar inovacionin në biznesin tuaj

Martin Zwilling FORBES Në përvojën time duke punuar dhe duke u konsultuar me biznese të konsoliduara e të suksesshme, pothuajse të gjithë flasin shumë për...

Siçili/ Masakra e Portella della Ginestras, 11 të vrarë gjatë festimeve në Ditën e Majit

Masakra e Portella della Ginestra i referohet vrasjes së 11 personave dhe 27 të plagosurve gjatë festimeve të 1 Majit në Siçili më 1...

Lajme të tjera

Web TV