Mitsotakis letër për Albin Kurtin, jep mbështetje, por nuk shmang as kritikat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke mos përmendur në asnjë moment termin “Republikë e Kosovës”, Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë, i ka dërguar një telegram urimi Albin Kurtit për zgjedhjen si kryeministër.

Në letër, Mitsotakis thekson se Greqia “ka qenë avokat i vazhdueshëm i perspektives Evropiane për Ballkanin Perëndimor”, ndërsa garanton se vendi i tij “do të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive aspiratat e popullit të Kosovës”.

Por në mesazhin e Mitsotakis ka edhe një kritikë për Prishtinës që mesa duket lidhet me taksën 100% që është vendosur për produktet serbe dhe për të cilën Athina ka bërë më parë thirrje që të hiqet.

“Vazhdimi i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të lehtësuar nga ana e BE-së, si dhe shmangia e veprimeve që janë në kundërshtim me marrëdhëniet e mira fqinjësore, do të fuqizonte perspektiven tuaj Evropiane”, thuhet në letrën e Mitsotakis për Kurtin.

Letra e plotë

I nderuar z. Kurti,

Dëshiroj të ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si Kryeministër, dhe ju uroj  çdo sukses!

Siç e dini, Greqia gjithmonë ka qenë avokat i vazhdueshëm i perspektives Evropiane për Ballkanin Perëndimor, me qëllim të promovimit të stabilitetit dhe prosperitetit në rajonin tonë të përbashkët, Evropën Jug-Lindore.

Jam i bindur se zbatimi i reformave të nevojshme nga ana e Prishtinës, në përputhje me rekomandimet e BE-së, vazhdimi i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të lehtësuar nga ana e BE-së, si dhe shmangia e veprimeve që janë në kundërshtim me marrëdhëniet e mira fqinjësore, do të fuqizonte perspektiven tuaj Evropiane. Në këtë drejtim, Greqia do të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive aspiratat e popullit të Kosovës.

Të fundit

Reshje shiu dhe temperatura të larta… parashikimi i motit për sot

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave...

Shqiptarët “braktisin” euron, bie euroizimi i kredisë për të dytin vit radhazi

Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2024 kredia në valutë të huaj përbënte 45.3% të portofolit total të sektorit bankar....

Orë vendimtare për partitë, sot afati fundit për dorëzimin e listave për deputetë

Orë vendimtare për partitë politike, të cilat në mesnatë duhet të dorëzojnë në KQZ listat me 186 kandidatë për deputetë për zgjedhjet parlamentare të...

Dalin SHIFRAT / Me sa lekë janë shtuar pagat e shqiptarëve

Të dhënat zyrtare të publikuara nga INSTAT, tregojnë se paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të fundit të...

Siguria Ushqimore dhe sfida e (kapërcimit të) mbetjeve

Andon Rrapokushi AR Consulting Në shtator të vitit të kaluar Komisioni Europian (KE) publikoi raportin vjetor për Sigurinë Ushqimore të Rrjetit ACN për vitin 2023. ACN...

Lajme të tjera

Web TV