Pasojat e tërmetit, kredia për ekonominë nisi rënien në janar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kredia për ekonominë ka shënuar rënie në janar, pas disa muajsh rritje tw ndjeshme. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i huasë në fund të janarit arriti në 568.8 miliardë lekë, duke shënuar një rënie prej 0.3% në raport me muajin e mëparshëm.

Të dhënat e detajuara tregojnë se rënia është ndikuar nga tkurrja e kredisë në lekë për bizneset. Stoku i huasë në lekë për sipërmarrjet zbriti në 138.6 miliardë lekë, me një tkurrje prej 2%.

Shqipëria u godit në 26 nëntor nga një tërmet me pasoja shkatërruese, sidomos në zonën e Durrësit, duke krijuar një stepje të përgjithshme tek planet për investime të bizneseve. Një raport i mëparshëm i Bankës së Shqipërisë konstatoi se tërmeti i 26 nëntorit frenoi kërkesën për kredi në Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme. Për vetë natyrën e brishtë të aktivitetit ekonomik të Ndërmarrjeve të Vogla dhe te Mesme, pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019 mund të kenë ndikim të lartë tek kjo kategori i biznesit vlerësoi Banka e Shqipërisë. Në fund të vitit 2019, kredia për SME-të përbënte 11.6% të PBB-së, ose 0.7 pikë përqindje më shumë se një vit më parë. Ndryshe nga bizneset, huaja për individët vijoi rritjen, duke u zgjeruar me 0.2% me bazë mujore në janar, pas tkurrjes së muajit të mëparshëm.

Me bazë vjetore (janar 2020/janar 2019), huaja për ekonominë është rritur me 6%, si rrjedhojë e përformancës së mirë të vitit 2019. Banka e Shqipërisë raportoi se politika monetare stimuluese, ristrukturimi i sektorit bankar dhe përmirësimi i bilanceve të tij, kanë nxitur një rritje më të shpejtë të kreditimit. Sipas llojit të monedhës, kredia në lekë përbënte 52.63% të totalit në janar, me një rënie të lehtë nga 52.84% që ishte ky treguar muajin e mëparshëm, për shkak të ecurisë së dobët të kredisë në lekë në janar.

Të fundit

Nuk ndalet dhuna në parlament, deputetët përleshen me njëri-tjetrin (Video)

Një përleshje mes deputetëve ka ndodhur në parlamentin e Gjeorgjisë, ndërsa deputetët debatonin mbi 'ligjin e stilit rus'. Projektligji kërkon...

Një human dhe profesionist, si Profesor Arben Gjata

Nga Artur Ajazi Eshtë fat i madh për shqipëtarët, tek kanë akoma pranë halleve dhe problemeve të tyre shëndetësore, mjekë të mirë, humanë dhe profesionistë,...

E rëndë/ Stuhia rrëzon billboard-in, raportohet për 14 persona të vdekur

Të paktën 14 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një billbord gjigant u shemb gjatë një stuhie të papritur në...

Pse zemërohemi kur jemi të uritur?

Nuk është e pazakontë që edhe kur jemi të qetë zemërohemi kur kemi uri. Me kalimin e kohës që nga vakti i fundit, sasia e...

Si ndikoi turneu i Harry dhe Meghan te Mbreti Karli III

Në vitin 1992, me martesën e tyre të prishur plotësisht, princat e atëhershëm të Uellsit duhej të bënin një udhëtim zyrtar në Korenë e...

Lajme të tjera

Web TV