Milan rrezikon të humbasë Ibrahimovic dhe Donnarumman këtë verë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra e Milan mund të humbasë dy nga emrat më të rëndësishëm të saj gjatë merkatos së verës.

Zlatan Ibrahimovic dhe portieri 20-vjeçar Gianluigi Donnarumma me shumë mundësi mund të largohen nga “Djalli” i Italisë.

Nga raportimet e “Calciomercato” mësohet se për shkak të reformave të menaxhimit të klubit këta dy lojtarë ka gjasa të largohen.

Drejtori Zvonomir Boban u shkarkuar nga drejtori gjeneral Ivan Gazidis, ndërsa pritet edhe largimi i Paolo Maldinit e Frederic Massaras.

Agjenti i Ibrahimovic dhe njëkohësisht edhe i Donnarummas, Mino Raiola është i shqetësuar me lëvizjet që po ndodhin brenda Milanit.

Në muajin prill pritej që agjenti i dy yjeve të Milan dhe “Rossonerët” të bisedonin për kontratën e re të suedezit dhe portierit italian, mirëpo situata mund të ndryshojë.

Emra të tjerë që mund të largohen nga “San Siro” janë edhe, Alessio Romagnoli dhe Giacomo Bonaventura, derisa në garë për kapitenin e tyre janë Barcelona e Atletico Madrid./Fjala.al/

Të fundit

10 pyetje që duhet t’i bëni vetes përpara se të bashkëjetoni

Përveç anës emocionale të marrëdhënies, ka një sërë çështjesh praktike që nuk duhen nënvlerësuar dhe të cilat duhet të...

Plagoset me thikë 16-vjeçari në Sarandë/ Identifikohet autori, shpallet në kërkim

Një 16-vjeçar është plagosur me thikë në Sarandë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës në lagjen nr.2 të qytetit bregdetar. I mituri u...

Si përvetësoi grupi italo-shqiptar 31 restorante në Firence

Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga rrjeti italo-shqiptar që kishte mundur “të shtinte në dorë”, 31 restorante dhe 2 hotele në një...

Rritet çmimi për turistët që duan të marrin ashensorin për në Kullën Eiffel!

Këshilli i qytetit të Parisit ka rritur çmimin e hyrjes në Kullën Eiffel për të mbledhur më shumë para për restaurimin e kullës, pasi...

Romeo Veshaj nuk shfaqet në ‘post Big Brother’, Liço: Arsyet nuk i dimë, ndoshta…

Pas finales së të shtunës në BBVIP3, ku u shpall fituese aktorja Egla Ceno, këtë të martë po mbahet një “Post Big Brother Vip”. Në...

Lajme të tjera

Web TV