Problemet nga koronavirusi, flasin futbollistët shqiptarë në Evropë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përhapja e koronavirusit në shumë shtete të botës alarmoi këdo përfshirë këtu edhe botën  e sportit. Raportet e frikshme të vdekjeve dhe të prekurve nga ky virus bënë që në çdo kompeticion sportiv të merren masat për t’u mbrojtur.

Shumë ndeshje futbolli janë vendosur të zhvillohen pa praninë e tifozëve për t’u mbrojtur nga përhapja e virusit në fjalë.

Sipas raportimeve të “Telegrafit” mësohet se kjo media ka komunikuar me futbollistët shqiptar që luajnë në Evropë, të cilët kanë rrëfyer gjendjen në klubet dhe shtetet ku po jetojnë.

Për futbollistët është një situatë e çuditshme, pasi kanë humbur ndeshjet, por edhe duhet të kenë kujdes të flasin edhe me shokët e skuadrës.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziu aktualisht luan për gjigantit zviceran Zurich. Kampionati zviceran është pezulluar për shkak të coronavirusit, ndërsa kjo gjë nuk po i pëlqen aspak gjilanasit.

Ai ka thënë se po kalojnë nëpër një moment të çuditshëm, pasi duhet të kenë shumë kujdes me kë flasin apo ku të dalin.

“Është një situatë e çuditshme, pasi në qytet ka më pak njerëz ndërsa duhet të kemi kujdes edhe me shokët e skuadrës”. Në dhomat e zhveshjes nuk kemi shumë kontakte, pasi nuk i flasim njëri-tjetrit dhe duhet që vazhdimisht t’i pastrojmë duart për çdo gjë që prekim”,- ka thënë Kryeziu.

27-vjeçari shtoi se po i mungojnë ndeshjet e futbollit edhe pse po stërviten vazhdimisht edhe nga dy herë në ditë.

“Normalisht për ne futbollistët është problem që nuk luajmë, pasi dëshira e jonë është të jemi në fushë çdo javë, por që duhet t’i zbatojmë rregullat e shtetit. Jemi në pritje të shohim se çfarë do të ndodhë, pasi po flitet për përfundim të parakohshëm të kampionatit, por shpresoj që çdo gjë të kalojë dhe mos të ketë më të prekur dhe viktima nga ky virus i tmerrshëm”,-tha ndër të tjera mesfushori gjilanas.

Ndërkohë, Italia është një nga shtetet më të prekura nga koronavirusi, ku janë shtyrë dhjetëra ndeshje ndërsa disa të tjera janë zhvilluar pa praninë e tifozëve. Njëri nga mbrojtësit më të dalluar këtë edicion në Serie A padyshim që është shqiptari Berat Gjimshiti.

Duke folur për virusin në fjalë, Gjimshiti ka thënë se shpreson që kjo situatë të marrë fund sa më shpejt.

“Shpresoj që virusi sa më shpejt të ndalet dhe mos të ketë më viktima. Është një gjendje kaotike, por shpresoj që sa më parë të ndalet. Personalisht nuk kam frikë nga ky virus, por ka persona të tjerë që frikësohen dhe është shumë normale. Jeta në Bergamo është duke u zhvilluar normalisht edhe pse jemi këshilluar që sa më pak të dalim nëpër qytet, qendra tregtare apo lokale të ndryshme”,-u shpreh Berat Gjimshiti.

Lexo edhe :  Liverpool dhuratë 100 milionëshe për Slot, Reds përgatisin ofertën për sulmuesin anglez

Një ndeshje e Atalantës është shtyrë në Serinë A, ndërsa këtë fundjavë klubi nga Bergamo nuk do të luajë fare. E në mesjavë, Atalanta do të luaj në kuadër të Ligës së Kampionëve të Valencia, ndeshja që do të zhvillohet pa tifozë.

“Ndoshta është më mirë që po luhet pa tifozë ose që po anulohen ndeshjet, pasi kështu nuk do të infektohen persona të tjerë nga virusi. Natyrisht që dëshira jonë është të luajmë me tifozë, por që ne do t’i zbatojmë urdhrat që kemi”,-vijoi Gjimshiti.

Klubi i Atalantës i ka këshilluar lojtarët që të kenë sa më pak kontakt fizik e njëri-tjetrin.

“Jemi këshilluar që sa më pak t’i flasim njëri-tjetrit apo të kemi kontakt fizik. Momentalisht është një gjendje e rëndë, por shpresojë që së shpejti të kalojë”,-përfundoi mbrojtësi shqiptar.

Ndërsa, mesfushori i Kosovës, Herolind Shala që luan tek klubi kryeqytetas Valerenga në Norvegji, ka folur për gjendjen në shtetin skandinav.

Fatmirësisht kampionati norvegjez ende nuk ka filluar edicionin e ri shkaku i motit të ftohtë, por klubet po hasin në vështirësi për të luajtur ndeshje miqësore.

“Njësoj si pothuajse në gjithë Evropën edhe këtu në Oslo ka të prekur nga coronavirusi. Kemi pasur termin për të shkuar për kontroll të zemrës gjithë ekipi para fillimit të sezonit, por na kanë lajmëruar se spitali është mbyllur për shkak se disa punëtorë janë infektuar me këtë virus”,-tha Shala për.

Kampionati norvegjez pritet të startojë në fillim të muajit prill dhe Herolind Shala beson se gjithçka do të jetë në rregull.

“Besoj se deri në fillim të edicionit do të kaloj gjithçka dhe lutëm që mos të ketë më viktima dhe të prekur nga ky virus”,-u shpreh mesfushori.

Deri më tani më shumë se 100 mijë persona në botë janë infektuar nga ky virus, derisa 3,383 kanë ndërruar jetë./Fjala.al/

Të fundit

U qëllua me armë, kryeministri sllovak në gjendje kritike për jetën

Kryeministri i Sllovenisë, Roberto Fico është në rrezik për jetën për shkak të plagëve të marra nga plumbat. Ai u...

SHBA-të duan “Shqipërinë etnike”?/ Ngjela zbulon detajet: Ja çfarë tregoi Rama në Athinë

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në një emision televiziv foli për takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë dhe mesazhin që kreu...

“Punët me dashurinë janë rëndë”, Julia Ilirjani tregon pse s’u rimartua pas divorcit

Divorci nuk ka qenë një vendim i lehtë për Julia Ilirjanin, por 20 vite më parë ajo e dinte që ishte i duhuri për...

Sipas një studimi të Harvard, ky është profesioni më “ i vetmuar”

Profesionet ligjore kryesojnë pjesën tjetër në shkallën e vetmisë sipas një sondazhi me më shumë se 1600 profesionistë amerikanë, dhe që u botua në Harvard...

Hapi zjarr drejt kryeministrit sllovak, momenti i arrestimit të agresorit

Kryeministri sllovak Robert Fico u qëllua dhe u plagos të mërkurën pasi një person ka qëlluar drejt tij disa herë me armë zjarri. Fico u...

Lajme të tjera

Web TV