Historia e 8 marsit/ Nga vdekja e 140 grave në Nju Jork te dorëheqja e Carit, si u arrit te ‘Dita e Gruas’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita Ndërkombëtare e Gruas shënohet çdo vit më 8 mars për të përkujtuar lëvizjet për të drejtat e grave në të gjithë botën.

Marshimi i parë për Ditën e Gruas është mbajtur më 28 shkurt 1909 në Nju Jork të SHBA-së, por më pas 8 marsi u sugjerua nga Konferenca Ndërkombëtare e Gruas, në vitin 1910, për t’u bërë një “Ditë Ndërkombëtare e Gruas”.

Ideja për “Ditën Ndërkombëtare të Gruas’ u hodh fillimisht në fillim të shekullit të XIX-të, e cila ishte një periudhë e tronditur nga trazirat dhe shtimi i popullsisë, për botën e industrializuar.

8 marsi njihet si “Dita e Gruas”, në të gjithë botën. Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim.

Historiku

Në përputhje me deklaratën e Partisë Socialiste së Amerikës, dita e parë Nacionale e Gruas, u festua në SHBA më 28 shkurt 1909. Deri në vitin 1913 kjo ditë vazhdoi të festohej të dielën e fundit të shkurtit.

Në mbledhjen Socialiste Ndërkombëtare në Kopenhagën më 1910, u vendos që ‘Dita e Gruas’ të festohej në të gjithë botën, për nder të lëvizjes së grave për të drejtat e e tyre dhe për t’i mbështetur gratë në njohjen e statusit të tyre në shoqëri. Në këtë konferencë morën pjesë 100 gra, nga 17 vende të botës, midis tyre dhe tre gratë e para të cilat u zgjodhën si pjesëtare në parlamentin e Finlandës.

Si rrjedhojë e vendimit të marrë në Kopenhagën, një vit më pas, në 1911 Dita e Gruas u vendos të festohej për here të pare në 19 mars, në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër, ku miliona burra dhe gra morën pjesë në organizimet kushtuar kësaj dite. Gratë kërkonin të drejtën e votimit, të qeverisjes, të punës, të edukimit si dhe ndalimin e diskriminimit në punë.

Lexo edhe :  Kur Pink Floyd hyri fshehurazi në Spanjën e Frankos, "Një dritare lirie"

Vetëm pak ditë pas këtij vendimi, në 25 mars, një zjarr tragjik në Nju Jork,vrau mbi 140 vajza gjatë orarit të punës. Kjo ngjarje pati një rëndësi të madhe në vendosjen e ligjeve të reja në lidhje me kushtet e punës.

Në 1913 gratë ruse festuan Ditën e Gruas, të dielën e fundit të muajit shkurt si pjesë e manifestimeve për paqe. Ndërsa në pjesë të tjera të Evropës në 1914 kjo ditë filloi të festohej në 8 mars, shoqëruar me mbledhje dhe manifestime kundër Luftës së Parë Botërore.

Si rrjedhojë e humbjes së mbi 2 milionë ushtarëve rusë gjatë Luftës së Parë Botërore, gratë ruse të dielën e fundit të shkurtit të 1917ës, u bashkuan në greva urie kushtuar “Bukës dhe Paqes”. Katër ditë pas fillimit të këtyre grevave, Cari u detyrua të jepte dorëheqjen dhe qeveria e përkohshme ju dha grave në Rusi të drejtën e votës. Kjo ngjarje ndodhi në 23 shkurt me kalendarin Julian, i cili përdorej në atë kohë në Rusi. Sipas kalendarit Gregorian i cili përdorej kudo në botë, kjo date bie në 8-të mars.

Që prej asaj dite “Dita Ndërkombëtare e Gruas” mori dimensione të tjera, dhe filloi të festohej në mbarë botën. Në këtë dite reflektohet mbi kurajën dhe veprimet e grave të thjeshta të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në historinë e të drejtave të grave.

Të fundit

Europa dënon vrasjen e 34 civilëve në Ukrainë, Zelensky: Trump të shikojë njerëzit tanë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka ftuar Donald Trump të vizitojë vendin e tij përpara çdo marrëveshjeje me Rusinë...

Të rehatshme dhe me stil: Ja si t’i vishni pantallonat me prerje “barrel”

Pantallonat barrel – të njohura edhe si “pantallona me këmbë të gjera” – karakterizohen nga një formë e gjerë në pjesën e sipërme (tek...

Fasulet, patatet dhe mishi i pulës, rritjen më të fortë të çmimeve më 2024

Një listë e detajuar me 44 artikuj të shportës, ku dominojnë ushqimet, tregon se ndërmjet janarit 2024 dhe atij 2025, çmimet në shumicën e...

Stop kapsllëkut përgjithmonë! Si të pastroni zorrën brenda 24 orëve

Kapsllëku kronik tek të moshuarit, çfarë i lehtëson nga natyra? / Ja trajtimi më i thjeshtë natyral nga Ylli Merja Kapsllëku kronik është një problem...

Ekskluzive/ Në pritje të fillimit të Koferencës së 4-t në Luxemburg

Monada Mehmetaj ekzskluzive per Fjala.al Konferenca e katërt ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian mbahet sot në Luksemburg. Sot do të çelet zyrtarisht grupkapitulli 2 për...

Lajme të tjera

Web TV