Nuk del dot në terren se infektohet, ja mënyra që Rama ka zgjedhur për të tërhequr vëmendjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në situatën e rëndë të krijuar pas tërmetit, kryeministri Edi Rama u kujdes që të ishte vazhdimisht në terren, në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti. Shumë kritikë të tij nuk e pritën mirë këtë zgjedhje duke theksuar se kryeministri duhet të qëndronte larg terrenit dhe t’u krijonte më shumë hapësirë autoriteteve përgjegjëse për përballimin e situatës.

Kishte dhe nga ata që e shihnin paraqitjen në çdo moment të Ramës në television si përpjekje të tij për të shmangur vëmendjen nga problematikat që kishte nxjerr në pah tragjedia e 26 nëntorit.

E tashmë që koronavirusi është kthyer në temë të ditës, duket se kryeministri Rama nuk po e humbet mundësinë për të dalë sërish në qendër të vëmendjes. Pa u mbushur 24 orë nga konfirmimi i dy rasteve me koronavirus në Shqipëri, Rama ka bërë 10 publikime në ‘Facebook’, ka mbajtur një mbledhje qeverie, ka nxjerrë tre ministre në konferencë dhe ka zhvilluar një takim me liderët fetarë. Nuk mungon as citimi i Donald Trump për koronavirusin.

Duke qenë se rreziku i infektimit me koronavirus nuk përjashton as kryeministrin, mos prisni që Ramën ta shihni aty ku virusi ndodhet, siç ndodhi me rrënojat e tërmetit, pasi strategjia këtë herë janë rrjetet sociale.

-Coronavirusi prek rrallë fëmijët dhe nuk vret të rinjtë. Tabela që tregon pse nuk duhet të jemi në panik

Të fundit

Çupi ‘thumbon’ politikën: Nëse drejtësia po shkërmoq bandat, atje na del Iliri dhe Saliu

Analisti Frrok Cupi i ftuar në një program televiziv foli për aksionet e SPAK dhe goditjen e bandave kriminale. Ai...

‘A jeni gati?’/ Ja cilët ish-banorë i bashkohen shtëpisë së ‘BBV3’ sonte

Me rastin e ditëlindjes së Meriton Mjekiqit, një prej finalistëve të “BBV3”, produksioni ka organizuar një festë surprizë. Disa ish-banorë do të bëhen pjesë e...

Falsifikoi testamentin e Silvio Berlusconit, sipërmarrësit italian i ndodh e papritura

Marco Di Nunzio, një sipërmarrës nga Torino u arrestua në Kolumbi për shkak të falsifikimit të testamentit të Silvio Berlusconit, raportojnë mediat italiane. Prokurorët e...

Zotëronte 3 pasaporta, zbulohet identiteti i “Jasona Mërkurit” bosit shqiptar të kokainës

Është zbuluar identiteti real i shqiptarit të arrestuar dje si kreu i grupit kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në Greqi, teksa dy...

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman, politika me mesazhe ngushëllimi

Peter Zingraf, ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, është ndarë nga jeta para kohe, për shkak të një sëmundje të rëndë. Në lidhje me lajmin e trishtë,...

Lajme të tjera

Web TV