Si t’ia shpjegojmë fëmijëve Coronavirusin?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është një virus. Është aq i vogël saqë mund ta shohim vetëm në laboratorë specialë, me mikroskopë specialë. Prandaj na frikëson kaq shumë. Pasi nuk mund të shihet me sy të lirë. Prej kohësh, ne qëniet njerëzore kemi frikë nga ajo që mund të na dëmtojë dhe që nuk mund ta shohim.

Frika është si sirena e ambulancës që bie brenda teje. E dëgjon dhe të paralajmëron që diçka e rëndë mund të ndodhë. Duhet të vraposh për në spital që gjërat të mos përshkallëzohen. Coronavirusi, sot, po bën që të bien të gjitha sirenat e alarmit në Botë. Flitet gjithandej vazhdimisht për të. Ka të rritur që shfaqen më të qetë, të tjerë në ankth dhe të tjerë shumë të frikësuar. Pastaj, ka edhe njerëz me nerva të tendosura që po punojnë ditë e natë për të luftuar këtë rrezik.

Për fat të keq, janë pezulluar kopshtet, shkollat. Nuk ka më as aktivitete sportive. Duket sikur jemi në luftë. Në këtë mënyrë, të duket sikur frika është e madhe. Nuk mund të ta heq këtë frikë, por mund të të them se ndërkohë që është e drejtë të dëgjojmë alarmin për diçka që na kërcënon, në të njëjtën kohë duhet të mësohemi t’i marrim gjërat me masën e duhur dhe ashtu siç janë.

Është e vërtetë, coronavirusi është një agjent i ri infektiv që i godet për herë të parë qëniet njerëzore. Më përpara ishte i pranishëm vetëm te disa kafshë. Është e vërtetë, coronaviusi ka prekur mijëra njerëz në Kinë dhe në vende të tjera të Botës, duke mbërritur së fundmi dhe duke u përhapur edhe në Itali. Është e vërtetë, ka njerëz të prekur nga coronavirusi që kanë vdekur. Aktualisht, nga kjo sëmundje janë prekur një numër i kufizuar njerëzish. Sëmundja ka goditur në disa zona të caktuara, të quajtura vatra të infektimit. Kur është identifikuar vatra e infeksionit, ekspertët kanë marrë masa për të mos lejuar që ajo të përhapet prej andej. Është si një kafshë në kafaz. Për këtë arsye, shumë njerëz, në shumë vende janë aktualisht në izolim, në karantinë. I kërkohet të mos dalin nga vendi i tyre, për të mos e transportuar virusin në ato vende ku ai nuk ka shkuar ende.

Sëmundja që shkakton coronavirusi është e ngjashme me gripin. Të shkakton kollë, rrufë dhe temperaturë. Në disa njerëz, virusi nuk i shkakton as këto simptoma. Vetëm shumë pak njerëz sëmuren me simptoma shumë të rënda, si pneumonia. Aktualisht, 2% e personave të prekur nga ky virus kanë vdekur. Kjo do të thotë, se nga të gjithë të sëmurët, për fat të keq, një në 50 persona vdes.

Duhet të dini se mes të sëmurëve pothuajse nuk ka fare fëmijë. Thënë ndryshe, ata të moshës tuaj kanë mburojat natyrore për t’i rezistuar virusit. Pra, ky virus nuk përbën një kërcënim real për fëmijët.

Veç kësaj, duhet të dini se në vendet e infeksionit janë mijëra persona. Nga këta mijëra persona, vetëm pak preken nga ky virus dhe nga këta pak vdes 1 në 50 persona. Është e trishtë të mendosh që dikush vdes nga një sëmundje. Por është e rëndësishme që të marrësh në konsideratë faktin se frika që ndjen ka të bëjë me një kërcënim që ka shumë pak mundësi të cënojë jetën tënde. Por e gjithë Bota, pikërisht për të evituar përhapjen, po bën të pamundurën për ta frenuar. Është thelbësore që njerëzit të vihen në alert dhe gadishmëri. Pasi në këtë mënyrë e perceptojnë më mirë rrezikun dhe bëjnë gjithçka duhet për të shmangur që ai të kthehet në një rrezik në rritje. Këtë kanë bërë gjithmonë me ty, prindërit e tu, qëkur ti ke linur. Të kanë mësuar që përpara se të kalosh rrugën, duhet të presësh që semafori të bëhet jeshil. Në të kundërt, rrezikon të të shtypë makina. Kjo të ka mësuar që të jesh i sigurt kur udhëton, duke ditur të shmangësh aksidentet. Të kanë mësuar se nuk mund të hash vetëm patate dhe kotoletë. Pasi trupi ka nevojë për fibra dhe vitamina, të cilat gjenden te frutat dhe perimet. Vetëm në këtë mënyrë mund të ruash një trup të shëndetshëm. Të kanë mësuar se kur lundron në internet, nuk duhet të japësh të dhënat e tua, emrin, mbiemrin, adresën, askujt, pasi nuk e di se kush ndodhet nga ana tjetër e kompjuterit.

Lexo edhe :  “Goditje” për Trump! Moody’s ul vlerësimin e kreditit të SHBA

Për coronavirusin është pak a shumë e njëjta gjë. Bota është paralajmëruar se atje jashtë është një virus nga i cili nuk dimë shumë gjëra. Prandaj duhet të mbrohemi. Çdo ditë nëpër laboratorë, shkencëtarët po punojnë për të gjetur një vaksinë, një kurë. Në të gjithë spitalet, personeli mjekësor është në gadishmëri për të kuruar të sëmurët. Dhe 98% e tyre kanë mundësi të shërohen. Ekspertët na thonë se duhet të bëjmë vetëm disa gjëra, që janë shumë të rëndësishme: nëse na vjen për t’u kollitur, duhet ta bëjmë duke mbajtur brrylin dhe jo dorën para. Duhet të lajmë mirë duart, për të paktën disa sekonda. Mos i vendosni duart në gojë, në sy, në veshë, por ju këtë gjë e bëni dhe duhet ta bëni edhe në kushte normale.

Kjo është e gjitha që mund të bëjmë, në mënyrë që të shmangim atë përbindëshin fantazëm, të quajtur coronavirus. Asgjë më shumë. Të kesh frikë sot është diçka natyrore. Jemi të frikësuar dhe duhet të mbrohemi nga diçka që ende nuk e njohim dhe nuk dimë sit ë përballemi. Por njeriu, në rrjedhën e historisë ka ditur të bëjë gjëra të jashtëzakonshme. Ka mësuar si të luftojë dhe fitojë ndaj sëmundjeve shumë më të tmerrshme, ka shpikur anije kozmike që mund të na çojnë në hënë, ka zbuluar si të transformojë dritën e diellit në energji për të ndriçuar natën shtëpitë tona. Frika na bën që të shohim gjithçka zi. Por ti mos humb në errësirë. Ki besim te puna e miliona njerëzve që sot janë duke punuar plot përkushtim për të fituar betejën kundër coronavirusit. Imagjinojeni pak: një ushtri e pafundme, me miliona njerëz, burra dhe gra, mjekë, kërkues, shkencëtarë, infermierë, ushtarë, kundër një virus të padukshëm mikroskopik. Ata do t’ia dalin, ke për ta parë, do t’i dalin!  Corriere.it

 

Të fundit

Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme: Kemi 35% të mungesave në organikë

Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, tha se është e rëndësishme ndjekja e rekomandimeve të qeverisë për lutën...

E rëndë, prifti bie nga çatia e kishës në Korçë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Korçës. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00,...

Manja prezanton rekomandimet e qeverisë për luftën kundër krimit!Dumani: S’keni të dhëna!

Ministri i Drejtësisë prezantoi në Prokurorinë e Përgjithshme rekomandimet e qeverisë në luftën kundër krimit. Në qendër të prezantimit ishin tetë shtylla kryesore,...

Vitaminat që gratë duhet të marrin çdo ditë

Gratë dhe vajzat duhet të tregojnë kujdes për ushqyesit e nevojshëm në çdo fazë të jetës së tyre. Nevojat për vitamina dhe minerale varen pikërisht...

Sarandë/ Dyshohet se i shiti drogë 15-vjeçares, nis hetimi për të riun!

Një 22-vjeçar i cili dyshohet se i shiti një sasi lëndë narkotike kokainë një vajze 15-vjeçare do të hetohet në gjendje të lirë. Ngjarja mësohet...

Lajme të tjera

Web TV