Koronavirusi/ Mjeku Pipero tregon se sa persona do infektohen në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku Pëllumb Pipero ka theksuar se do të ketë një pesëfishim të rasteve të të prekurve në Shqipëri me koronavirus në ditët e ardhshme. Sipas tij, “mund të kemi minimumi 30 persona të infektuar me koronavirus”.

Sipas Piperos, një person i infektuar e transmeton virusin mesatarisht tek tre persona të tjerë.

Aktualisht në vend janë tre pacientë zero. Por sipas mjekut mund të kemi minimumi 30 të infektuar, ndonëse është herët për ta thënë një gjë të tillë.

Ai shpjegoi në një intervistë për Abc News, se kjo javë pritet të jetë kaotike dhe se kufizimi i lëvizjes është shumë e rëndësishme.

Pjesë nga intervista:

Pëllumb Pipero:  Është eksperienca më e keqe që mund të na vijë. Duhet ta them se tre raste të shtruara në spital, do të thotë se kanë hyrë tre persona zero në Shqiperi. Njëri nga këta ka infektuar 7 të tjerë. Po gjurmohen rastet e kontaktit të afërt. Jemi në një situatë shumë serioze dhe kritike doja të thoja.

Mirela Milori: Një pacient zero sa infekton?

Pëllumb Pipero:  Shifrat e para kanë respektuar ligjësinë e vendeve të tjera. Nga testimet e bëra, i bie që afërshisht 10% e rasteve kanë rezultuar pozotive. Indeksi i transmetueshmërisë është një person i infektuar 2.8 deri në 3.4 të tjerë. Cdo person i infektuar mund të infektojë deri në 3 persona të tjerë. Por ky është zinxhirë.

Mirela Milori: Sa të infektuar mund të kemi me 3 persona zero?

Pëllumb Pipero: Nuk e them dot. Mund të kemi 30-40-50. Nuk e them dot këtë gjë. I bie mund të kemi minimumi 30. Kështu i bie në bazë të indeksit që vjen nga Kina dhe Italia.

Lexo edhe :  Rama paralajmëroi të ndërhyjë në sektorin e naftës/ Qeveria është qeveri...

Mirela Milori: Po menaxhohet situata, mua më bëri përshtypje ministri gjerman që ëtha mund të kemi shifra të frikshme si Italia, ne nuk e themi këtë. Sa në rreziki jemi të gjithë ne. Virusi nuk do t’ja dijë për askëns, si është situata.

Pëllumb Pipero: Unë dua të rikonfirmoj, asnjë nga ne nuk është i mbrojtur. Ky virus ka patur target te moshat e vjetra. Por të infektuar ka në të gjitha moshat. Në Kinë është konstatuar se shumë të moshuarit janë infektuar nga fënijët e vegjël. Secili nga ne mund të mbrojë veten dhe të tjerët

Mirela Milori: Jemi në ditën  dytë. Kjo do jetë një javë kaotike. Nuk dimë akoma si të sillemi.

Pëllumb Pipero: Kjo javë mund të jetë kaotike, por kemi eksperiencën e Kinës dhe Italisë. Kina ka ulur rastet. Italia ka më shumë raste. Më të shumtat janë në fundjavë, frekuentimi i lokaleve. Kufizimi i lëvizjes sot është celsi i suksesit,pastaj vijën me radhë të tjera, larja e duarve, shuma e kontakit me personat  e sëmurë. Të kufizohet në maksimum lëvizja.

Të fundit

Horoskopi ditor, 6 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe...

Revolta e Majtë në Rusi që kërkoi të ndalte kompromisin me Perandorinë Gjermane

6 Korrik 1918 Në verën e vitit 1918, vetëm disa muaj pas Revolucionit të Tetorit, Rusia sovjetike përjetoi një përplasje të dhunshme brenda vetë kampit...

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete për rritjen e prodhimit vendas...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

Lajme të tjera

Web TV