Kina po duket në një gjendje të frikshme, ku 11 milionë banorë janë karantinuar nga koronavirusi.
Siç shkruan Euronews, Wuhan dhe krahina më e gjerë e Hubeit janë të bllokuara që nga fundi i janarit, në një përpjekje të jashtëzakonshme për të përmirësuar gjendjen e krijuar nga koronavirusi.
Siç thuhet më tej, vendi ka ndaluar 56 milionë njerëz të futen në pjesë të tjera të Kinës.
Megjithatë, në gjithë këtë situatë ka një sinjal pozitiv. Hubei nuk ka raportuar një rast të ri për disa ditë me radhë dhe se njerëzit e shëndetshëm në zona me rrezik të ulët do të ishin në gjendje të udhëtonin aty. Wuhan është kryeqyteti i provincës Hubei dhe është qyteti më i madh në Hubei.
Ai është qyteti më i populluar në Kinën Qendrore, me një popullsi prej mbi 11 milionë banorë, qyteti i nëntë më i populluar kinez dhe një nga nëntë Qytetet Qendrore Kombëtare të Kinës.
Kreu i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi se koronavirusi ka arritur shkallën që mund të përshkruhet si pandemi globale, pasi ka infektuar 118 mijë persona në 114 vende të botës, ndërsa kanë ndërruar jetë 4,291 të tjerë.