Aktori lutet për ndihmë/Mban në shtëpi trupin e motrës që vdiq nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luca Franzese përmes një videoje i ka bërë thirrje për ndihmë qeverisë italiane.

Trajneri i arteve marciale i cili u shfaq në dramën TV Gomorrah publikoi një sërë videosh në Facebook pas përhapjes së vazhdueshme të koronavirusit.

Në video, Luca thotë se motra e tij Teresa, 47 vjeç ka vdekur në shtëpi pasi u diagnostikua me COVID-19. Ndërsa trupi i saj mbeti në shtëpi për mbi 24 orë sepse autoritetet nuk po e  ndihmonin. Sipas vëllait të saj, Tereza vuante nga epilepsia.

“Për ta mbajtur motrën time gjallë, unë u përpoqa t’i jepja frymarrje përmes gojës dhe askush nuk kujdesej për këtë, askush nuk po më thërret. Motra ime vdiq dje, ndoshta për shkak të virusit, dhe unë prisja përgjigje që nga nata e kaluar. Djema, jemi shkatërruar. Italia na ka braktisur,” tha ai.

Ai thotë gjithashtu se tre anëtarë të tjerë të familjes u testuan pozitivë me koronavirus.

Makthi vazhdon,” dëgjohet ai duke thënë.

Uebfaqja italiane e lajmeve Open konfirmoi më vonë se një politikan vendas kontaktoi Luca Franzese pasi ai kishte publikuar videon e parë dhe pasi kishte varrosur motrën e tij.

Të fundit

Egla Ceno shpallet fituese e “BBVA 3”

Egla Ceno është shpallur fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, duke përfunduar kështu rrugëtimin e...

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Dashi Një ditë jo fort e mirë kjo e diel për të lindurit e kësaj shenje. Sot do jeni të nevrikosur. Nëse jeni përgjegjës për...

Eventi madhështor sportiv “Tiranathlon”, ja si devijon qarkullimi i mjeteve këtë të dielë

Pas tre eventeve të mëparshme shumë të suksesshme, ‘Tiranathlon’ është rikthyer për të katërtin vit radhazi. Ky event i madh sportive bashkon tre disiplinat...

Moti i keq, rrëzohet fasada e pallatit në Tiranë, qytetarët shpëtojnë për mrekulli

Fasada e një pallati në Tiranë është dëmtuar si pasojë e motit të keq që përfshiu vendin pasditen e sotme. Mësohet se disa pllaka janë...

Çfarë ndodhi? Paditet ish-presidenti i njohur, dyshohet se…

Prokurorët në Kolumbi ngritën sot formalisht akuzat ndaj ish-presidentit te djathtë Alvaro Uribe për rryshfet ndaj dëshmitarëve dhe mashtrim financiar, në gjyqin e parë...

Lajme të tjera

Web TV