Koronavirusi/20 veprimtari që mund të bëni të mbyllur në shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meqë për të gjithë botën janë marrë masa në kohën e Koronavirusit, i cili i pashpirt po godet të gjitha grupmoshat, duket se qëndrimi në shtëpi është i duhuri për tu mbrojur.

Merreni si një kohë relaksi dhe vetëm pozitivitet.

Po ju sugjerojmë veprimtari që mund t’i bëni në ambientet e shtëpisë suaj:

1. Perfeksiono kafenë turke.

2. Luaj letra/shah/domino.

3. Sistemo garderobën.

4. Sill në terezi kuzhinën dhe frigoriferin.

5. Mëso kërcimet e Tik Tok.

6. Lexo gjithë librat që ke blerë dhe s’i ke prekur me dorë.

7. Shiko një serial me 9 sezone: The Office, How I Met Your Mother, Friends, Seinfeld

8. Shkarko Duolingo dhe fillo mëso italisht/gjermanisht/spanjisht/ç’t’ju dojë zemra.

9. Lyhu dhe bëj foto për Instagram ose për qejf.

10. Eksperimento me rutinën e kujdesit ndaj lëkurës. Bëj tre maska brenda një dite. Vër dy serume poshtë hidratuesit. Gjej dhe përdor kremin e trupit që ke harruar në cep të sirtarit.11. Bëj diçka që e bëje në fëmijëri dhe të pëlqente. Për shembull, kopjoni skica të thjeshta dhe ngjyrosini apo bëni postera për t’i varur në mur.

12. Nisni të mbani ditar në një nga blloqet që ju janë grumbulluar në shtëpi

13. Provoni pozicione të reja seksuale, gjeni kamasutrën online, s’keni asgjë më të mirë për të bërë.

14. Provoni receta të reja me çfarë keni në frigorifer.

15. Shihni dhe organizoni fotot e lara të familjes.

16. Meditoni dhe pastaj acarohuni se ju duket shumë e vështirë.

17. Bëni yoga në kushte shtëpie. Mos kapni keq asnjë muskul. Kjo është një sfidë.

18. Flini gjumë të thellë, ndjellës, të pandërperë, pa alarm

Lexo edhe :  Qyteti i famshëm italian nuk do të lejojë picat dhe akulloret pas një orari të caktuar

19. Rrini kot me sy hapur duke parë qiellin. Lerëni mendjen të shkojë ku të dojë.

20. Shkruani poezi, tekste këngësh, histori të shkurtra, romane.

Të fundit

Zvetënimi i teorive të konspiracionit në demokraci dhe Ilir Meta

Nga Ben Andoni Nuk ka orë, ditë të mos postohen e përcillen lajme për ish-presidentin dhe të ardhmen e fatit...

Fatos Ylli, dardha nën dardhën Kahreman Ylli

Nga ROLAND QAFOKU Rrallë ndodh që djali ti ngjajë, apo edhe t’ia kalojë të atit, për nga vlerat intelektuale dhe profesionale njëkohësisht. Përjashtim bën Fatos...

Ora e njeriut më të pasur të Titanikut shitet për vlerën marramendëse

Një orë xhepi prej ari, e gjetur në trupi e njeriut më të pasur në bordin e Titanikut është shitur për një shumë marramendëse. ...

Kryetari i Bashkisë së Kolonjës ia pret Flamur Nokës: Jemi “të korruptuar”

Zëvendësi i Sali Berishës në krye të Rithemelimit, Flamur Noka, ka zhvilluar një takim me mbështetës të këtij grupi në bashkinë Kolonjë. Mes të tjerash,...

Alarm për cunami? Tërmet i fuqishëm godet këtë vend, ja sa ishte magnituda

Mbrëmjen e djeshme, një tërmet me magnitudë 6.5 ballë goditi provincën Java Perëndimore të Indonezisë,  pa shkaktuar valë gjigante, tha agjencia e meteorologjisë, klimatologjisë...

Lajme të tjera

Web TV