77-vjeçari del me koronavirus, izolohet i gjithë fshati

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një fshat në Kosovë është i izoluar i gjithë pas rastit të konfirmuar me koronavirus të një 77-vjeçari.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti thotë se fshati Stubëll është izoluar si rezultat i paraqitjes së koronavirusit tek një burrë 77-vjeçar. Haliti thotë se “Fshati Stubëll është izoluar komplet. Gjithashtu kemi bërë kërkesë të izolohet edhe familja e 77-vjeçarit i cili aktualisht gjendet në Prishtinë”.

Haliti ka kërkuar që të furnizohen policët dhe punëtorët e shëndetësisë me masa mbrojtëse ndaj virusit.

“Aktualisht në karantinë janë 15 punëtorë të shëndetësisë. Kam kërkuar që të furnizohen policët dhe punëtorët te shëndetësisë me maska, dorëza e pajisje tjera, pasi që nuk kanë”, ka thënë Haliti për Gazetën Express.

Pas konfirmimit të këtyre dy rasteve, është deklaruar edhe Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Vjollca Kadolli, e cila mëngjesin e sotëm i ka urdhëruar stafin mjekësor që e kanë trajtuar 77-vjeçarin dhe që kanë pasur kontakt me ambientin ku ai ka qëndruar, që të mos dalin nga objekti i QKMF’së.

Në një prononcim për Gazetën Express, Kadolli ka thënë se ajo bashkë me stafin janë duke qëndruar që nga mëngjesi në këtë objekt, derisa ka shtuar se masat e tjera pritet të merren nga komuna. Sipas saj, gjendja e stafit shëndetësor është e mirë.

Të fundit

Ndërtimet pa leje në Theth, Rama: Vepër e rëndë penale

Rama: Është bërë një pikë qendrore e diskutimeve ajo që ka ndodhur në Theth ku gjatë periudhës e zgjedhjeve,...

Epoka e dronëve pa pilot, revolucioni i mbrojtjes amerikane

Kreu i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth, ka njoftuar fillimin e një epoke të re në fushën e luftës me dronë pa...

Tmerri i ri në Tiranë… parkimi dysh

Nga Leonard Veizi Duhet të jesh polic që të kuptosh çfarë do të thotë një polic. Dhe jo, kjo nuk është si ato barcaletat me...

Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës, fokus në problematikat e sezonit turistik

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me kryetarët e bashkive të vendit në qytetin e Durrësit, në kuadër të vlerësimit të...

Udhëtimi që tronditi botën, anija Exodus niset nga Franca drejt Palestinës britanike

11 korrik 1947 Më 11 korrik 1947, anija Exodus 1947 u nis nga porti i Sète, në jug të Francës, duke mbartur mbi 4,500 refugjatë...

Lajme të tjera

Web TV