Tirana dhe Durrësi si qytete “fantazmë”, foto që të japin trishtim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke filluar që prej orës 06:00 të kësaj të premteje, hynë në fuqi masat e marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri, Covid-19.

Ndalimi i lëvizjes së automjeteve më përjashtim ato të shërbimeve, ishte një nga masat që qeveria mori për të parandaluar përhapjen e virusit. Ndërsa duke filluar nga mesdita e djeshme u ndalua gjithashtu edhe shërbimi urban në qytetin e Durrësit dhe Tiranës.

Ndërkohë që Tirana dhe Durrësi janë në një karantinë të plotë, qeveria në njoftimin e saj tha se kjo do të vazhdojë deri të djelën.

MASAT E MARRA:

1. Nga sot, datë 13.03.2020, ora 06:00, deri të dielën, datë 15.03.2020, ora 00:00, nuk do të lejohet të qarkullojnë automjete të transportit ndërurban, automjetet private drejt Tiranës dhe Durrësit apo anasjelltas, nga Tirana dhe Durrësi, në drejtim të zonave të tjera të vendit.

2. Nuk do lejohet qarkullimi i automjeteve private brenda në qytetin e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Lezhës, Elbasanit, Lushnjës, Fierit dhe Vlorës.

3. Qarkullimi i automjeteve në këto territore do të jetë i hapur vetëm për autoambulancat dhe automjetet që kryejnë funksione shërbimi shtetëror (personeli shëndetësor dhe social dhe shërbimet mbështetëse në strukturat e kujdesit shëndetësor, publike dhe jopublike, personeli i farmacive publike dhe jopublike, personeli që ofron shërbimet e furnizimit me ushqime, medikamente, shërbimet e kateringut, shërbimet postare, zjarrfikëse, funerale, energjisë, ujësjellës kanalizime, shërbimet private të ruajtjes së sigurisë së objekteve, shërbimet aeroportuale dhe personeli i linjave ajrore), duke dërguar pranë adresës së email: policiarrugore@asp.gov.al, listën e personave të autorizuar dhe duke i paraqitur punonjësve të Policisë një kopje të këtij email-i.

4. Qarkullimi i automjeteve të personave me sëmundje kronike që kanë të planifikuara terapi mjekimi në spitale, duke provuar përmes një dokumenti nevojën për trajtimin e tyre, do të jetë i hapur.

Lexo edhe :  “Rama ka fshirë fotot″/ Evi Kokalari shpërthen ndaj Berishës: S’ka amerikan që ju shpëton

5. Do të lejohen të qarkullojnë automjete të personelit të medias, duke paraqitur dokumentin e tyre të punësimit ose kartën e gazetarit.

6. Për qarkullimin vajtje – ardhje nga aeroporti i Rinasit, drejtuesi i automjetit duhet t’i tregojë punonjësit të policisë, biletat e fluturimit të personave që do të largohen apo foton e biletave të personave që do të mbërrijnë.

7. Marrja në automjetin e punës, e personave të familjes apo personave të tjerë që s’kanë lidhje me detyrën shtetërore është rreptësisht e ndaluar dhe do të ndëshkohet me sanksione të rënda të parashikuara në legjislacionin përkatës.

PARANDALO, MOS RREZIKO VETEN DHE TË AFËRMIT NGA KORONAVIRUSI/Fjala.al

Të fundit

PAMJET/ Aksidentohen dy makina në kryeqytet, pasi u përplasën përfunduan në…

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Don Bosko të Tiranës. Burime për News 24 bëjnë me dije...

VIDEO/ Berisha mesazh shqiptarëve në Gjermani: Votoni CDU dhe kancelarin Fridrich Merz

Kryetari i PD, Sali Berisha, i është drejtuar me një mesazh shqiptarëve që jetojnë në Gjermani, duke i ftuar të votojnë aleatin e demokratëve,...

Plasin dënimet për derbin e kryeqytetit, pezullime për protagonistët e Partizani-Tirana

Komisioni i Disiplinës i mbledhur sot, ka shqyrtuar ngjarjet e fundjavës në futbollin shqiptar me një vëmendje të veçantë te derbi i kryeqytetit i...

Dyshohen për vrasjen në Skënderaj, babë e bir lihen në paraburgim

Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda, u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji – B.I. dhe H.I – të...

A e dinit? Historia e veçantë që fshihet pas trëndafilit të kuq për Shën Valentin

Tradita e dhurimit të trëndafilave për Shën Valentinin ka një kuptim të thellë simbolik. Trëndafili i kuq, që është simboli i dashurisë, ka një...

Lajme të tjera

Web TV