Koronavirusi/ Qeveria britanike akordon 330 miliardë paund për të gjitha bizneset

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria e Britanisë së Madhe ka zbuluar një paketë të masave financiare për të ndihmuar ekonominë pas ndikimit nga koronavirusi. Ajo ka planifikuar një paketë prej 330 miliardë paund për kompanitë, për linjat ajrore, për bizneset dhe ndihmë për firmat e vogla.

Kancelari i Thesarit, Rishi Sunak tha në një konferencë për shtyp se kjo është një “emergjencë ekonomike. Asnjëherë në kohë paqeje nuk jemi përballur me një luftë ekonomike si kjo”.

Ai premtoi që nëse kjo paketë nuk do të ishte e mjaftueshme, do të rishikohej.

Kompani nga industritë e shërbimeve dhe linjave ajrore kanë paralajmëruar se mbijetesa e tyre është nën kërcënim.

Sunak tha: “Disa sektorë po përballen me sfida veçanërisht të mprehta. Në ditët në vijim, kolegu im, Sekretari i Shtetit për Transport, dhe unë, do të diskutojmë një paketë mbështetëse të mundshme posaçërisht për linjat ajrore dhe aeroportet.”

Kryeministri Boris Johnson tha gjatë të njëjtit njoftim për media se “duhet të bëjmë gjithçka që duhet për të mbështetur ekonominë”.

Ai shtoi:”Kjo është kohë për të qenë të guximshëm. Ne do të mbështesim punën, do të mbështesim të ardhurat, do të mbështesim bizneset … Do të bëjmë gjithçka që kërkohet”./BBC

Të fundit

Pushtimi ka korruptuar njerëzit e ushtrisë së Izraelit

Nga Avner Gvaryahu   Ushtria izraelite ka sjellë shkatërrim të plotë për palestinezët e Gazës pas sulmit nga Hamasi më 7...

PROKURORI “I BRENGOSUR” AHMET PRENÇI

Nga Frano Kulli “Brenga e prokurorit”, vetvetishëm , në fillesën e leximit të josh drejt një shijeje disi metalike; kjo, përsa i takon momentit përzgjedhës...

Tatimi i profesioneve të lira, përplas opozitën dhe mazhorancën

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi pesë muaj nga vjelja e tatimeve për profesionet e lira tha se më shumë se 35...

114 mijë dosje stok, propozohen ndryshime ligjore

Reforma në drejtësi solli si pasojë edhe bllokimin e gjykatave, sidomos ato të Apelit dhe Gjykatës së Lartë për një kohë të gjatë, duke...

Lajme të tjera

Web TV