“Kam pasur temperaturë, vajzën e vogël e kam..”, flet nipi i viktimës së dytë nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot është shënuar viktima e dytë nga koronavirusi në Shqipëri. Nipi i viktimës 66-vjeçar nga Lushnja ka thënë se kishte pasur kontakt me të dhe tashmë po kalon simptomat e ngjashme me koronavirusin.

Nipi i viktimës i quajtur Erion është shprehur se para 4 ditëve ka qenë me temperaturë të lartë, ndërsa momentalisht është më mirë, por problemi qëndron se pavarësisht tentativave të tij për të bërë testin e koronavirusit për shkak të kontakteve me viktimën, sipas tij 127 nuk ka ardhur për ti marrë tamponin.

“Jam i afërt i viktimës i 66-vjeçarit. Kam qenë 4 ditë me temperaturë. Kam kontaktuar më 127 dhe i kam sqaruar se kam qenë në kontakt me ta. Ai është daja im. Por ata më kanë thënë se nuk ka nevojë për të bërë tamponin. Jam me vajzë të vogël por sado që rri larg është e pamundur. Jetoj në Tiranë, tek Selvia. Mu acaruan pak grykët. E trajtova me propolis dhe jam më mirë. Por sipas OBSH testimi duhet bërë.” tha Erioni.

Ndërkohë ai shprehet se edhe dy djemtë e dajës së tij tashmë të ndjerë, kanë pasur simptoma të koronavirusit por as atyre nuk u është bërë analiza.

“Janë dy fëmijët e dajës që nuk ia kanë bërë testimin. Gruaja ka dalë pozitive. Djemtë, ata kanë qenë me temperaturë ndërsa tani nuk e kanë më. 127 u ka thënë se ka shumë mundësi të jeni por nuk ua bëjmë se nuk keni simptoma të rënda. Ka edhe në Tiranë por edhe në Lushnje të afërm. Ne nuk e dimë akoma se kush është familjari që na e ka ngjitur. Ka qenë një i afërm në Itali por ne nuk e dimë se kush është ai. Ata që kemi qenë në kontakt kemi kërkuar testimin dhe nuk na është bërë e mundur. Jemi të tërë në izolim. Nuk kemi lëvizur askund se mund tja ngjisim dikujt tjetër. Duam të na bëjnë analizat ta dimë. Kam kërkuar edhe privatisht ta paguaj vet. Prej një jave edhe ata kanë temperaturë. U bëj thirrje të bëjmë testin.” tha Erioni.|

Lexo edhe :  'Kontrolloje veten Azgan'/ Debat i ashpër mes Haklajt dhe Kujtim Gjuzit

66-vjeçari nga Lushnja, i cili prej disa ditësh ishte në gjendje të rëndë te Infektvi dhe mbahej në jetë me anë të aparaturave ndërsa sot ndërroi jetë. Ai ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” nga mushkëria dhe u infektua nga një i afërmi i tij që i erdhi për vizitë, që fshehu se kishte qenë në Itali disa ditë më parë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ai nga disa sëmundje shoqëruese vuante nga veshkat, zemra e probleme në mushkëri./Top Channel

Të fundit

Trump nxiton për shpëtimin e TikTok/ Rrjeti rikthehet në funksion në SHBA

‘TikTok-u’ njoftoi të dielën se po rikthehej në funksion pasi Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha se do të...

Arben Malaj tregon debatin me Ramën për modernizimin e Partisë Socialiste: Ai donte që…

Arben Malaj, i ftuar në studion e “Off the Record”, tregoi debatin që ka bërë me kryeministrin Edi Rama për modernizimin e Partisë Socialiste. “Unë...

Balla këshilla Diasporës në Torino: Regjistrohuni të jepni votën për Shqipërinë në BE

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u ndal këtë të diel (19 janar) në Cuneo, pranë Torinos në Itali, për t’iu shpjeguar...

TRIUMPH/ Ekspozita e re e maestro Avni Delvinës në Piramidën e Tiranës 20–26 Janar 2025

Më 20 janar 2025, ndërsa Donald Trump bën betimin si President i Shteteve të Bashkuara, Tirana do të shënojë këtë rast historik me hapjen...

Mungesa e debatit të politikës, ironi zgjedhore

Ben Andoni Javët po largohen me shpejtësi dhe zgjedhjet e Majit janë gjithnjë e më afër. Intensifikimi i përpjekjeve të opozitës dhe maxhorancës prej diasporës...

Lajme të tjera

Web TV