Covid-19/ Ndërron jetë 27-vjeçarja disa ditë pasi solli në jetën fëmijën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 27-vjecare nga Polonia ka ndërruar jetë si pasojë ekoronavirusit vetëm pak ditë pasi ka sjellë në jetë fëmijën e saj dhe është bërë viktima më e re nga sëmundja e rrezikshme.

E reja ishte infektuar me koronavirus nga nëna e saj, e cila ishte kthyer nga Italia dhe nuk ka mundur që të mbijetojë.

27-vjeçarja nga provinca e Podkarpackie në Poloni kishte vetëm një javë që kishte lindur me një ndërhyrje çezariane dhe pas simptomave të para të koronavirusit u shtruar në spital ku fatkeqësisht nga insuficienca respiratore përfundoi në terapi intensive. Ndërsa disa ditësh më pas u diagnostikua me ‘sepsi’, një lloj infeksioni bakterial. E reja u operua me urgjencë, por ndërroi jetë vetëm 12 orë më pas.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë në Poloni njoftoi se shkaku i drejtpërdrejtë i vdekjes së gruas nuk ishte koronavirusi, por ‘sepsis’, që megjithatë, është një infeksion që mund të jetë shkaktuar pikërisht nga Covid-19.

Gazeta vendase “The Lancet”, raporton se studimet e kryera në dy spitale kineze kanë treguar se mbi gjysma e pacientëve të shtruar në spital për koronavirus zhvillojnë këtë lloj infeksioni./Fjala.al/

Të fundit

Shifra e çmendur/ Ja sa i kushtoi Cristianos unaza që i propozoi Georginës

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë shpallur martesën më 11 gusht, pas tetë vitesh lidhjeje, dhe unaza gjigante e...

Çarls Bukovski, zëri i papërpunuar i rrugëve amerikane

16 gusht 1920 – Lindja e shkrimtarit Nga Leonard Veizi Në fytyrën e tij, rrudhat nuk ishin vetëm shenja moshe, por harta e netëve të gjata...

Melania letër Putinit/ Zonja e parë ngre shqetësimin për fëmijët e rrëmbyer gjatë luftës

Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, i ka dërguar një letër personale presidentit rus, Vladimir Putin, duke ngritur shqetësimin për fatin e fëmijëve...

Ndezi zjarr në tokën e tij, situata del jashtë kontrollit, arrestohet 65-vjeçari në Berat

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të Policisë, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies në...

Progres, por jo marrëveshje: Çfarë ndodhi në takimin mes Trump dhe Putin?

Me avionë luftarakë, një qilim të kuq dhe një slogan shpresëdhënës – “Në kërkim të Paqes” – të ngjitur në mur, Presidenti Donald Trump...

Lajme të tjera

Web TV