Kryetari i opozitës, Lulzim Basha bëri thirrje për mbylljen e bizneseve të cilat kanë intensitet, si call centre dhe fasoneritë.
Sipas Bashës duke qenë se këto biznese nuk mund të garantojnë distancim social janë të rrezikshme për përhapjen e virusit.
“Përseris thirrjen për ato biznese ku ka intensitet, siç janë call center, fasoneritë, nuk mund të garantojnë ata distancimin social. Është e pamundur ta garantojnë distancimin social. Është e disata herë që e kërkoj, jo vetëm në emrin tim, as në emër të departamenteteve tona, por në emër të tyre që kam qenë në kontakt gjithë kohën. Të mbyllen”, – u shpreh Basha gjatë një bisede në Zonë e lirë.