Koronavirusi i ri, Covid-19 i cili shpërtheu fillimisht në Wuhan të Kinës u përhap kudo në botë dhe tashmë të gjithë janë duke ‘luftuar’ me të.
Në rrjete sociale është duke qarkulluar një foto e cila të ‘thyen’ zemrën, në të duket një grua e cila është ulur në gjunjë, përballë një varri dhe po qan të ndjerin. Por ajo çfarë të ‘therr në shpirt’ është fakti se gruaja iraniane është duke e qarë të ndjerin me maskë në fytyrë dhe doreza në duar. Covid-19 ka detyruar njerëzimin në për çdo veprim, pasi për çdo veprim që kryen duhet të jesh i veshur me doreza dhe maskë, pasi ai mund të kontraktohet shumë shpejtë.
Përpara Covid-19 mund të qanim të dashurit tanë pa doreza dhe maskë dhe madje mund ti hidhnim dhe një grusht dhe, por situate sot ka ndryshuar komplet. Përveç se nuk mund ti qajmë dot pa to, shumë shtete nuk e kanë ndaluar pjesëmarrjen e familjarëve në varrime.
Covid-19 nuk ishte asgjë më pak se një katastrofë tjetër për popullsinë e Iranit të cilët prej një kohë të gjatë janë në luftë. Këtë të hënë Irani regjistron 1,812 vdekje dhe 21,638 të infektuar që prej shpërthimit të koronavirusit në vend.Dhjetra zyrtarë të qeverisë iraniane, parlamentarë dhe udhëheqës fetarë kanë humbur jetën nga Covid-19.
Në botë që prej shpërthimit të koronavirusit janë shënuar 14,923 viktima dhe 343,848 persona janë të infektuar./Fjala.al