UGSH: Gazetarët të shtojnë masat dhe të ruhen nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë përmes një deklarate për mediat kërkon nga gazetarët që të shtojnë masat dhe të ruhen nga koronavirusi.

Sipas Unionit, duhet të bëhen teste të shpejta për punonjësit e mediave, ndërsa shpreh edhe shqetësimin se po rrezikohen pagat e shumë gazetarëve.

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë:

Kolegë shumëfishoni masat e vetëruajtjes nga pandemia! Kërkojmë masa të posaçme dhe teste të shpejta për stafet dhe gazetarët në media. Po rrezikohen pagat e gazetarëve

Risku prej pandemisë së COVID-19 në vendin tonë, sipas pohimeve të fundit nga ekspertë dhe drejtues të institucioneve të shëndetësise publike, po bëhet çdo moment e më tepër i lartë. Kjo situatë seriozisht kërcënon shëndetin e dhjetra e pse jo, edhe qindra reporterëve që raportojnë nga terreni dhe në të gjitha skajet e vendit.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e ndjek me alarm këtë situatë dhe apelon për masa të posaçme ruajtëse dhe parandalimi.

Ne u drejtohemi gjithë kolegëve që janë në lëvizje e komunikime për arsye raportimi jashtë redaksive dhe banesave, të dëshmojnë kujdes e përgjegjshmëri ndaj këtij rreziku. Respektimi i këshillave dhe guidave shëndetësore është detyrim për çdo gazetar kudo ku ndodhet dhe sido që ta sjellë rrethana. Trimëria ndaj pandemisë nuk është risk vetëm individual, por kolektiv, familjar dhe shoqëror. Për këtë arsye, kujdesi dhe vetëmbrojtja janë parësore.

Në këtë kuadër, organizata jonë u drejtohet pronarëve, administratorëve të mediave dhe drejtuesve të stafeve redaksionale në vend, të ndryshojnë gjithë strukturën e punës, proceseve dhe kontakteve profesionale nê mjediset tona mediatike.

Ripërsërisim kërkesën tonë ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të ofrojë; për reporterët dhe gazetarët që ndodhen në terren përditshmërisht, për stafet që konsumojnë kohën më të madhe profesionale ne redaksi dhe studio mediatike, mjete dhe pajisje mbrojtëse falas.

Lexo edhe :  Ajola Xoxa mbërrin në ambientet e GJKKO

Kalimi i kësaj pjese të komunitetit tonë profesional në teste të detyrueshme, do të evitonte përhapjen e COVID-19 në mjediset e medias shqiptare dhe tek personat tanë të afërt.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, risjell në vëmendje të Qeverisë dhe autoriteteve më të larta institucionale ne vend, të konsiderojnë pa vonesë dhe të marrin seriozisht pasojat e afërta të situatës së rëndë ekonomike e financiare mbi gazetarët dhe punonjësit e mediave. Këto pasoja po shumëfishohen nga kriza pandemike nën të cilën ndodhet vendi ynë.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë nga të dhënat e raportuara për muajin e fundit njofton se rreth 20 për qind e numrit të përgjithshëm tê punonjësve në media,( prej rreth 6120 punonjës) rrezikojnë të humbasin vendet e punës. Ndërkohë që kjo situatë parathotë rikthimin drastik të vonesës (dhe ndoshta edhe ndërprerjeve), të pagesave financiare për gazetarët.

Zyra e Shtypit

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Të fundit

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë, si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës...

Çiftet e reja po bëjnë më pak fëmijë, avokatja zbulon tre faktorët kryesorë

Statistikat tregojnë se numri i lindshmërive në vendin tonë ka pësuar një rënie. Kjo vjen për një sërë faktorësh përfshirë këtu edhe frikën që...

Përplasen serbët në veri, qytetarët mbajnë heshtje për viktimat e “korrupsionit të Vuçiç”

Dhjetëra studentë dhe qytetarë serbë kanë marrë pjesë në tubimin “15 minuta heshtje” para përmendores së “Princ Llazarit” në veri të Mitrovicës. Ky aksion ndërmerret...

Trump dëshiron Groenlandën, danezët mbledhin 200 mijë firma të “blejnë” Kaliforninë

Një peticion  online po shtyn  Danimarkën të marrë kontrollin e Kalifornisë dhe “të sjellë korsitë e biçikletave në Beverly Hills”. Fushata vjen pasi presidenti...

Numër i dedikuar për ankesat/ Siguria ushqimore testi që Shqipëria duhet të kalojë

Siguria ushqimore është testi  i radhës që Shqipëria duhet të kalojë... kjo si përpjekje për të fituar besimin e konsumatorëve e njëherazi për të...

Lajme të tjera

Web TV