Shenjat që tregojnë se mund ta keni kaluar Covid-19 pa e kuptuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është e mundshme që koronavirusin, së paku, siç konstatojnë ditëve të fundit ekspertët, e keni kaluar duke qëndruar në këmbë. Ekspertët theksojnë që ekziston mundësia që disa persona janë shëruar nga koronavirusi edhe përpara se të ktë nisur epidemia zyrtarisht.

Hulumtimi i realizuar në Universitetin e Oksfordit tregoi se ka disa shenja të qarta që e tregojnë që e keni kaluar:

Infeksioni i syve

Studimi i ri ka treguar që infeksioni i syve, si konjunktiviti, mund të jetë simptomë e koronavirusit.“Dihet se çdo infeksion i traktit të sipërm respirator mund të rezultojë me konjunktivitin viral si me komplikacione dytësore, e ky është rasti dhe koronavirusin”, theksojnë shkencëtarët që thonë se konjunktivi nuk mund të jetë për cdo rast simptomë e vetme por do të jetë shfaqur dhe me ethe, kollë apo ndonjë shenjë tjetër.

Kolla e thatë

Një ndër simptomat më të shpeshta dhe më të njohura të koronavirusit është pikërisht kolla e thatë.

Lodhja mendore

Edhe pse kjo nuk është e njohur zyrtarisht si simptomë e koronavirusit, disa pacientë të infektuar e kanë paraqitur këtë simptomë.

Temperatura

Pos kollës së thatë, edhe kjo është një nga treguesit më të shpeshtë të koronavirusit, por mund ta keni kaluar me aq.

Vështirësi në frymëmarrje

Ndjenja e shtrëngimit në gjoks dhe pamundësia që të merrni frymë thellë gjithashtu është një nga simptomat.

Humbja e shqisës së dëgjimit dhe nuhatjes

Kohë më parë Asociacioni Britanik i Otorinolaringologjisë ka paralajmëruar që humbja e shqisës së dëgjimit dhe nuhatjes mund të jenë simptomë e koronavirusit.

Problemet me stomakun

Ka rezultuar që nga 204 të infektuar, të cilët kanë marrë pjesë në studim, 48,5% të tyre kanë paraqitur shqetësimet e stomakut dhe diarrenë si simptomë.

Lexo edhe :  Horoskopi për ditën e sotme, 18 mars 2025

Lodhja fizike

Edhe paraqitet si një simptomë e koronavirusit.Organizmi i shëndoshë me imunitet të fortë është në gjendje që ta përballojë vetë formën e lehtë të këtij virusi, ndaj s’do ta kuptoni që e keni pasur.

Të fundit

Koreja e Veriut është rezerva e tretë më e madhe e Bitcoin në botë

Koreja e Veriut zotëron më shumë bitcoin se çdo vend tjetër në botë, me përjashtim të Shteteve të Bashkuara...

95% e prindërve pro mbylljes së TikTok/ Rama: Të shpëtojmë fëmijët nga kjo ‘mortje’!

Kryeministri Edi Rama flet për vendimin për mbylljen e aplikacionit TikTok. Nga Elbasani, tha se 95% e prindërve që ishin pro, nuk janë socialistë, por ka...

Moçale të vogla që janë krijuar rreth kënetës’, Rama për partitë e reja

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kandidatët e qarkut Elbasan për zgjedhjet e 11 majit, në cilësinë e kreut të Partisë Socialiste dhe në...

Tragjedia në Koçan, momenti kur të rinjtë largohen nga klubi për t’i shpëtuar zjarrit

Janë publikuar pamje të reja nga brenda diskotekës në Koçan, që tregojnë momentin pas shpërthimit të zjarrit. Nga videot e publikuara nga mediat maqedonase, shihen...

Melania Trump nuk tregon interes për atdheun e saj Slloveninë, për këtë jam mirënjohëse

Disa sllovenë e shohin zonjën e parë si një shans për lidhje më të ngushta me SHBA-në. Por le të ndërtojmë marrëdhënie me ata,...

Lajme të tjera

Web TV